Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar qytetarët që të valëvisin flamurin kuqezi gjatë muajit nëntor.

Ai thotë se nëntori duhet të kthehet në një muaj feste, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë.

“NËNTORI KUQEZI. Valëvit Flamurin: Le ta kthejmë këtë nëntor në një muaj feste kuqezi, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës e ka nisur e para nismën për nëntorin kuqezi, duke vendosur flamurin kombëtar në godinën e institucionit. Kjo ka tërhequr jo pak vëmendjen e vizitorëve të huaj që gëlojnë në kryeqytet.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në transfertë me Lille, Thiago Motta: Janë në formë të shkëlqyer

Juventusi në transfertë me Lille, Thiago Motta: Janë në formë të shkëlqyer