Veliaj: Tirana, e para edhe për dhurimin e gjakut, jemi solidarë me ata që kanë nevojë

Pak ditë pas takimit të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, Bashkia e Tiranës i përgjigjet thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë për të. Pranë Bashkisë së Tiranës është ngritur një stacion i dhurimit të gjakut, ku të parët që dhanë kontributin e tyre ishin punonjësit e saj.

Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi dhuroi gjak, ftoi gjithë qytetarët e shëndetshëm të Tiranës që të kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë personave që kanë probleme shëndetësore dhe nevojë për gjak.

Jam shumë i lumtur që i përgjigjemi thirrjes së Presidentit të Republikës për Aleancën e Dhurimit të Gjakut. Tirana është gjithmonë e para, do jetë e para edhe në këtë nismë. Na duhet që 2% e popullsisë së Tiranës, pra 20 mijë vetë, të dhurojnë gjak. Është e nevojshme për fëmijët talasemikë, për ata që kryejnë operacione, që fatkeqësisht mund të kenë pësuar një aksident në trafikun e verës dhe pasja e një banke gjaku për qytetin e Tiranës, ku ndodhin edhe shumica e këtyre operacioneve, është jetike.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Dua shumë që brenda verës të plotësojmë nevojat e Tiranës dhe siç kemi filluar sot përpara bashkisë, do të vijojmë më pas në disa pika kryesore në qytet, ku organizata, shoqata, grupe komunitare, forume rinore, politike, të kenë mundësi të adoptojnë një prej këtyre tendave dhe të ketë mundësi të gjenerojë aksionin e vet për dhurimin e gjakut.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai shtoi se Tirana, ashtu si në çdo rast emergjence, edhe kësaj here do të ngrihet në nivelin e duhur për të qenë solidare në këtë nismë vërtetë humane.

Nëse në këtë qytet pati solidaritet për të dhuruar 126 mijë pemë, duhet të ketë solidaritet edhe për të dhuruar 20 mijë vetë nga një qeskë të vogël gjaku, e cila në fund të ditës edhe ty të ndihmon, sepse trupi prodhon rruaza të reja dhe rekomandohet që 2-3 herë në vit të jepet gjak, qoftë edhe për të siguruar shëndetin”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për ata që u bënë nismëtarë të kësaj nisme, ndërsa ftoi edhe bashkitë e tjera që t’i bashkohen fushatës dhe të hapin zyrat e tyre për të pritur qytetarët që duan të dhurojnë gjak.

Dua të falenderoj të gjithë ata që u bënë nismëtarë, duke filluar nga Presidenti i Republikës, tek organizatat e agjencitë që janë bërë pjesë e kësaj nisme, por mbi të gjitha është shumë e rëndësishme që të ftojmë bashkitë e tjera. Vërtet që Tirana e fillon sot, por do doja shumë që i gjithë rrjeti i bashkive të Shqipërisë të caktojë një hapësirë ku rekrutohen dhuruesit e gjakut dhe pastaj, siç Bashkia e Tiranës në mjedise të freskëta, brenda, me lëngje dhe me gjithë shërbimin pas dhurimit të gjakut, të ofrojnë lehtësi të tilla për të gjithë ata që duan të dhurojnë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi takimin e parë të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke bërë thirrje për nisjen e një fushate që do të ndihmojë të gjithë njerëzit që në një moment të caktuar të jetës së tyre kanë nevojë për gjak.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neri: 21/07/2018 13:39

    Cfar fati personi qe do marre gjakun tend Erion, vetem se do filloi ti krruet bytha masnej, por ska gje se kushtu ecet para apo jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare