Veliaj vizitë në shtëpinë e re të familjes Allmuça në Baldushk: Nuk duhet harruar kur Tirana përmbytej nga ata që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri Lalzit (VIDEO)

Që prej rehabilitimit të lumit të Tiranës, Njësive 4, 8, 9 e 11 nuk përfshihen nga përmbytjet si më parë. Nga fshati Mumajes i Baldushkut, ku vizitoi familjet e Hamid dhe Genc Allmuçës, të cilat kanë hyrë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kryebashkiaku, Erion Veliaj, kujtoi se çfarë ndodhte me zonën e bregut të lumit pak vite më parë, sa herë binte shi, dhe pse sot ajo zonë nuk përmbytet më.

“Përpara 5 vitesh, kur Tiranën e kishin këta që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri i Lalzit, përmbyteshin Bregu i Lumit dhe Njësitë 4, 8, 9 e 11. Uji vinte deri te “Siri Kodra” e në Laprakë, kurse Tirana mbante erë. Është shumë kollaj të shash, por është më e vështirë të ndërtosh, të pastrosh, të ndihmosh njerëzit, t’i zhvendosësh në zona që përmbyten, t’i kompensosh edhe për përmbytjet që kanë ndodhur në kohën e atyre të Lalzit. Por, e rëndësishme është se nuk duhet të harrojmë ku kemi qenë e ku jemi sot. Në këto 100 ditë, mesazhi im është ky: me dashuri dhe shpresë do t’i mundim ata që përçajnë me frikë e mllef. Ne nuk e ndalojmë dot natyrën, por mund të ndalojmë gjumin, përtacinë dhe indiferencën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se deri në 25 prill beteja zhvillohet mes atyre që japin zgjidhje dhe atyre që flenë gjumë.

“Është betejë midis një filozofie që thotë ku ka sfidë duhet të japim zgjidhje - si kryeministri që gjeti zgjidhje me vaksinat e para, apo kur ra tërmeti, ngriti shtetin në këmbë - dhe filozofisë së gjumit, të atij që s’la një gjurmë në Tiranë, nuk bëri një shkollë e nuk nguli një gozhdë. Përballja e madhe është midis skuadrës së shpresës dhe skuadrës së frikës”, tha ai.

Veliaj deklaroi se ky është 100 ditëshi i shpresës për vaksinën dhe rindërtimin.

“Shpresa fiton mbi frikën, pasioni fiton mbi mllefin, dashuria fiton mbi urrejtjen! Ky 100 ditësh do të jetë vërtet 100 ditëshi i shpresës për vaksinën, për të ndërtuar shtëpitë e tërmetit, i shpresës për t’u ringritur”, tha ai.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia u shpreh se për rindërtimin po bëhet një punë e jashtëzakonshme.

“Po punohet përditë, njerëzit po hyjnë në shtëpitë e reja dhe ky është lajm i mirë. Ata e dinë shumë mirë kush punon dhe kush flet dhe flet gjumë”, deklaroi ai.

Krahas familjeve të Hamid dhe Genc Allmucës, edhe familjet e tjera do të hyjnë shpejt në banesat e reja. Aktualisht, Baldushku është kthyer në kantier si për rindërtimin e banesave të reja, ashtu edhe për rikonstruksionin e atyre që u dëmtuan nga tërmeti.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë