VELIPOJË- Pushimet në Velipojë janë shndërruar në tragjedi për familjen Kryeziu nga Kosova.
Mësohet se Jusuf Kryeziu, 84-vjeç ka gjetur vdekjen teksa ishte futur që të lahej në det. Raportohet se 84-vjeçari ka pësuar infarkt, duke i marrë jetën pushuesit.
Fatkeqësisht, edhe në këtë sezon turistik ka pasur persona që kanë gjetur vdekjen teksa ishin me pushime. Disa prej tyre janë mbytur, e ndërsa disa të tjerë kanë pësuar infarkt teksa janë futur në det. Bëhet e ditur se vetëm gjatë kësaj vere janë mbytur 7 pushues.
Komento