Një gomone 6 metër e gjatë me dy motorë të fuqishëm, e ngarkuar me kanabis, por që po digjej nga flakët në det, është bllokuar nga Policia Kufitare në orët e para të mëngjesit, në fshatin Rrjoll të Velipojës, në zonën bregdetare në afërsi të vendit "Rana e hedhun".
Trafikantët që kanë lënë gomonen duke u djegur janë larguar në rrugë tokësore.
Dyshohet se trafikantët e kanë kuptuar se janë diktuar nga policia dhe kanë devijuar rrugën dhe më pas i kanë vënë vetë flakën gomones me kanabis.
Nga hetimet paraprake rezulton se në një gjatësi rreth 100 metër në të dy krahët përgjatë bregut të detit ku po digjej gomonia u konstatua lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e shpërndarë në mënyrë të çrregullt, me peshe 50 kg.
Gjithashtu në breg të detit, afër gomones u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një bidon plastik me rreth 10 litra benzol, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gomonia që u gjend sot duke u djegur

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com