Veljanjoski në Tiranë: Fqinjësi e
mirë, Shqipëria do marrë statusin

Veljanjoski në Tiranë: Fqinjësi e<br />mirë, Shqipëria do marrë statusin
TIRANE- Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski ndodhet në Tiranë pas një vizite zyrtare.

Pas takimit në kryesinë e Kuvendit dy homologët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Meta e konsideroi vizitën "një impuls të ri për çuarjen përpara të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve.  Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu mbështetje për rolin kyç dhe angazhimin serioz të faktorit shqiptar në Maqedoni, si një urë bashkëpunimi mes dy vendeve.
     "Mbështesim zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si një platformë e sigurt për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Po ashtu, i kushtojmë rëndësi dhe nevojave të pakicës maqedonase në Shqipëri dhe së shpejti do të vizitoj komunën Pustec për të takuar këtë komunitet të mrekullueshëm", tha kryetari Meta. 
 Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski, tha se "vizita zyrtare dhe takimet në kuadër të saj janë një konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe partnere që Republika e Maqedonisë i ndërton me Shqipërinë dhe një konfrmim për gatishmërinë e të dyja palëve për përparimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim në të gjitha fushat e interesit të përbashkët".

FJALIMI NE KUVEND
Më pas Veljanoski ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në seancë plenare. "Maqedoni dhe Shqipëria janë dy vende fqinje që e kanë treguar gjithmonë se, bashkëpunimi mes tyre ka qenë në nivele shumë të mira."- tha kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovskipërpara deputetëve të Shqipërisë.

KEMI NEVOJË PËR MË SHUMË BASHKËPUNIM
“Më lejoni ta ndaj kënaqësinë time për mundësinë që i drejtohem parlamentit shqiptar. Për mua si kreu i Kuvendit të Maqedonisë, paraqet shprehje të respektit më të lartë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, tha në fillim të fjalës së tij, kreu i Kuvendit të Maqedonisë.

Sipas tij, “sot këtu në Tiranë, në këtë qytet të mrekullueshëm dhe në këtë objekt madhështor dhe në mënyrë të njëjtë i paraqes përshtypjet edhe nga bashkëqytetarët tanë nga Shkupi dhe Tetova. Qëndroj këtu para jush që të apeloj për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes dy vendeve tona. E di që kemi nevojë edhe për më shumë bashkëpunim dhe ndërtimin e lidhjeve tona kulturore dhe bashkëpunim më të madh ekonomik. Qëndroj para jush për të dhënë fjalën time për përparimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë”.
 
SHQIPËRIA DO TA MARRË STATUSIN E VENDIT KANDIDAT NË BE
Veljanovski tha se, beson në miqësinë e ndërsjelltë të dy vendeve fqinje. “Besoj në miqësinë tonë të ndërsjelltë. Besoj dhe e di se suksesi i Shqipërisë është njëlloj i rëndësishëm edhe për ne dhe e kundërta. Gëzuar për të gjitha sukseset edhe për në ekonomi dhe politikë. Fitoret tuaja janë edhe tona, sukseset tona janë edhe tuajat. Dua të shpreh bindjen time personale se Shqipëria shumë shpejt do e marrë statusin e vendit kandidat dhe anëtarësimin në BE”.

Kreu i Kuvendit maqedonas tha se, vendi i tij, “Maqedonia gëzohet për këtë sukses të Shqipërisë dhe shpresoj që edhe në të ardhmen do të zhvillohet vendi”. “Qëndroj para jush i bindur se ardhmëria jonë është e përbashkët dhe pozitive. Kur dy vendet tona do të qëndrojnë bashkë në BE. Historia jonë është karakterizuar edhe me momente konflikti por edhe bashkëpunimi, me akuza të ndërsjellta dhe izolim nacional. Detyrimi ynë është të qëndrojmë në rrugën e besimit dhe bashkëpunimi”, tha gjatë fjalës së tij, Veljanovski.
 
MAQEDONIA DHE SHQIPËRIA SHEMBULL I FQINJËSISË
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski tha se, dy vendet janë një shembull i vendeve fqinje në bashkëpunimin e tyre.

“Maqedonia e Shqipëria do të vazhdojnë të jenë shembull i bashkëpunimit të fqinjësisë. Të mbështetemi te njëri-tjetri pasi nuk ekzistojnë sfida që nuk ja dalim, të bëhemi shembull për vendet europiane dhe jo vetëm ata ne. Shqiptarët e Maqedonisë krijojnë lidhjet me Shqipërinë por edhe maqedonasit mund të kountribuojnë për zhvillimin e Shqipërisë. Larmishmëria etnike është një pasuri që na ka bashkuar dhe duhet të vazhdojë të na bashkojë”, tha në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Veljanovski.
 
ANËTARËSIMI NË BE, BASHKËPUNIM MES TË GJITHËVE
Vleljanovski tha se, “i arsimuar në një mjedis multietnik mësë miri e njoh shenjtërinë e këtyre marrëdhënieve të miqësisë, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, të krishterëve dhe muslimanëve. Besoj fort se me anë të kombinimit të masave mund të arrihet të përforcohet besimi mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Takime të tilla janë të nevojshme dhe të dobishme”.

“Anëtarësimi në BE është një nga qëllimet kryesore të Maqedonisë. Me kënaqësi konstatoj se për këtë gjë ekziston bashkëpunimi i të gjithëve edhe i shqiptarëve dhe maqedonasve. Objektivi ynë kryesor është arritja e standardeve europiane.

Besoj në fuqinë e marrdhënieve tona. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ju përcjell përshëndetjet më të mëdha, Maqedonia është miqësore për Shqipërinë dhe shqiptarët”, përfundoi fjalën e tij në parlamentin e Shqipërisë, kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.


 Meta shprehu sigurinë se kjo vizitë do të japë një impuls i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

”E shohim me prioritet të veçantë marrëdhëniet me Maqedoninë jo vetëm si një vend fqinj por dhe faktorit shqiptar atje. Mbështesim sovranitetin, integritetin e Maqedonisë dhe e vlerësojmë si një vend të rëndësishëm për të zhvilluar më tej stabilitetin dhe integritetin e rajonit tonë. Mbështesim dhe dëshirojmë integrimin e saj në NATO, dhe të jemi së bashku në familjen e BE. Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të ndihmojë në lobimin e projekteve të  përbashkëta ekonomike. Mbështesim zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit. I kushtojmë vëmendje dhe rëndësi të veçantë pakicave maqedonase në Shqipëri." tha Meta.

Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren