Në sallën e baletit në Kukës prej disa kohësh ndjehet gjallëria që dhurojnë të vegjlit e apasionuar pas artit.
Në këtë sallë të rikonstruktuar nga bashkia e qytetit, rreth 80 fëmijë i janë bashkuar nismës së Ilirjana dhe Prek Memaj, motër e vëlla nga Prizreni, të cilët, pas diplomimit në koreografi në Tiranë, po krijojnë një mundësi të re edhe në Kukës.
Interesimi i madh i fëmijëve, por edhe profesionalizimi i dy të rinjve nga Prizreni, bëri që vetëm pas dy muaj kurs, fëmijët të ngjiteshin në skenë, duke dhuruar befasi në koncertin tradicional të fundvitit.
Për shumë prindër, ishte hera e parë që shihnin fëmijët e tyre të ngjiteshin në një skenë, duke e kthyer koncertin në një moment të paharrueshëm për shumë familje kuksiane.
Komente










