Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin në 2019-ën, Dukate Selimi për Report Tv: Lëvizin me pistoleta me fishekë në fole! Kanë mbështetje, të vrasin me gjakftohtësi

Dukate Selimi, nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në vitin 2019 nga Kiri Mërnica, vëllai i vrasësit të efektivit të ‘Shqiponjave’ në Fier, Azgan Mërnicës, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv pohoi për rrezikshmërinë e lartë që ata paraqesin në fshatin Sulaj. Duke e cilësuar fisin Mërnica si një fis me rrezikshmëri të lartë, Selimi tha se ata lëvizin më pistolet ame fishekë në fole dhe se të vrasin më gjakftohtësi.

‘Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Rruëgne  kishim afër shpiave të tyre nuk kishim asnjë lloj garancie për jetën. Edhe daja i Kiri Mërnicës, në bashkëpunim dhe më dy të tjerë dhe më pas ngjarja mori tjetër rrjedhë se u manipulua ngjarja. Kam 3 vite që merrem me drejtësinë e djalit tim. Ai fshat është shumë problematik. Ai fshat është shumë problematik sepse nuk ka 1- autor por janë një pjesë dërrmuese. Babai i Kiri Mërnicës i cili ka vrarë kunatin e tij me bukë në gojë.’- tha Selimi.

Për vrasjen e policit Novruz Cenaliaj, Selimi tha se motivet e vrasjes nuk janë ato që thuhen pasi në atë rrugë kalojnë lirisht dy makina, por është fakti se ata mburren si fis me vrasjet. Dukete Selimu shtoi po ashtu se ata kanë mbështetje.

'Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje. Polici është 28-vjeç aq sa mund të ishte djali im sot. Motivet e vrasjes anashkalojnë. Ajo është rrugë që kalojnë dy makina lirisht. Nuk është parakalimi që ka çuar motivin. Azgan Mërnica endej me pistoleta me fishekë në gojë, janë kapur me disa raste. I di të gjitha di edhe mbështetjen që kanë. Pasi dolën nga burgu kanë kërcënuar me jetë vëllain tim. Kanë plagosur kushëririn tonë. Disa janë në arrati. Nuk kapen sepse kanë mbështetje në policinë e Fierit.’- u shpreh Selimi.

Selimi tha se në fshatin Sulaj është e vështirë të futesh pasi ata të kërcënojnë me armë.

‘4 vite nuk kemi folur në fillim kanë tentuar të pajtohen dhe e kanë ndarë mendjen të marrin hak. Kanë marrë hak për djalin tim. E kanë vrarë natën e Kurban Bajramit. Është një frikë e madhe të futesh në fshatin Sulaj. Ne kemi marrë kërcënime reale, sa herë futemi në fshatin Sulaj të kërcënojnë me armë. Një vit pas ngjarjes kam marrë shefin e krimeve dhe u kam thënë po na kërcënojnë me armë. Në Gjermani nuk ka djalë, sepse ai tre ka, 1 në burg, 1 në arrati dhe ka një të vogël në shtëpi, ka edhe një vajzë të martuar. Nuk jemi dakord sepse Kiri Mërnica ka qëndruar në burg si pasojë e plagosjes së Pashk Pëlnicës. Na ka sjellë dëme drejtësia. Të vrasin me gjakftohtësi, janë njerëz vrasës e kanë në gjak vrasjen.‘- u shpreh Dukate Selimi.

Prej mesditës së 13 majit, policia është vënë në kërkim, të Agzan Mërnicës i cili vrau me një plumb në kokë efektivin e policisë së ‘Shqiponjave’ Novruz Cenaliajn. Mërnica, ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021. Kjo faktohet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishes, Luan Baci në prill të vitit 2021.

23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas saj, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 16/05/2024 16:50

    Rendesi ka qe Rama ishte ne athine!

    Përgjigju
  • Pelion: 16/05/2024 12:36

    O Baçi e dimë që je depulesh se të ka bo nongrata e Luli,po për atë familjen e shkëlqyer e demokrate Merlica pa ke me na thënë më o depulesh,..?

    Përgjigju
  • Ben Gropa: 15/05/2024 22:11

    Kucet, mernica, gashi, selaci po ju vjen ora dhe ktyre, Mos i lini djemte te vriten nga kta, se e dine si I Kane motrat dhe grate. Qellojuni pa lanmerim

    Përgjigju
  • Ben Gropa: 15/05/2024 22:06

    Kta Jane rraca me e poshter e fierit. Te drejtuar nga kucet. Po s Kane ren akoma ne hundlesh. Mos I lini femijet te vriten nga kta qe motrat I Kane Kurva dhe grate Kurva. Ngrihuni dhe bjerini pa folur mos i lini te ngrihen.

    Përgjigju
  • Ame rika 5445: 15/05/2024 17:25

    Kontigjent Kriminelesh te PD. Luan Baci tha se : Kriminel e beri EDI RAMA dhe Ne i paisem me ARME !

    Përgjigju
  • Nani: 15/05/2024 17:11

    Me vjen keq zonje per djalin tuaj ,,por keta mbrohen nga fara e poshter Pd ,eshte familje e nderuar e PD pavarsisht se te gjithe meshkuj e asaj familje jane vrases ,,keshtu i doli ne krahe banditi i pd fier.

    Përgjigju
  • beni: 15/05/2024 16:52

    KRIMIBELE ,,VRITINI TE GJITHE ,,,DHE DIGJINI SHTEPINE....TE BASHKOHET FSHATI DHE TI ZHDUKE KETA KRIMINELE NGA FAQJA E DHEUT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë