Vëllai i grabitësit të vrarë në Rinas, lidhja me PD-në dhe zgjedhjet e 2017-ës? (FOTO+VIDEO)

Vëllai i Admir Muratajt, Ilir Murataj, i cili ditën e djeshme pasi identifikoi trupin e vëllait të tij të vdekur tha se do t'i gjejë ata që e kanë lënë të vëllain në rrugë, është i njohur ndryshe si Can Murataj, pasi prej disa vitesh ka ndërruar emrin.

Për grabitjen e ndodhur ku u vodhën miliona euro opozita ka bërë përgjegjëse qeverinë. Por duket se vëllai i Murataj ka dhe një lidhje personale me PD.

Në rrjetet sociale ai ka postuar edhe një foto ku shfaqet selia e Partisë Demokratike. Bashkë me të ai ka postuar edhe foton e tij, ku shfaqet në një ashensor. Nga renditja e fotove duket se ai ka pozuar brenda ashensorit të selisë së Partisë Demokratike.

Nuk dihet nëse lidhja e tij me këtë parti politike është thjeshtë e një simpatizanti apo nëse Can Murataj mund të ketë ndonjë status apo lidhje më të ngushtë me Partinë Demokratike.

Ndërkohë  ne nje 'badge' identifikimi ku shfaqen të dhënat e tij, duket se Murataj ka qene dhe vëzhgues i shoqërise civile në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 18/04/2019 01:31

    Po ja fusin kot parate I ka marre PS per ZGJEDHJET lokale ish sigurimsat e Rames vrane admir muratajn Per te humbur gjurmet SKA ME PARA KANABISI TAHIRI MORI FUND ESHTE I FRIKSUAR DHE INAKTIV keshtu qe parate qe u vodhen ne Rinas do te PERDOREN nga PS ne zgjedhjet

    Përgjigju
  • Shqiptare: 12/04/2019 19:37

    Pse kujtoni se skane te bejne ketu hajdutet e medhej te te gjitha partive? Mjaft me bufallalliqe eshte demokrat dhe ja jep leket sales, pse sflisni per te gjithe ata qe Kane vrare apo jane vrare ne emer te partive? Shikoni se mos ka dale para ambasades amerikane dhe na i ka dhjeve leket amerika. Hajdut keni te gjithe deputetet e ish deputetet, ministrat dhe ish ministrat. Jepni lajme jo budallalliqe...

    Përgjigju
  • Kanceri: 12/04/2019 15:39

    Po kengetari Gena cdo te kjo foto.

    Përgjigju
    • Kush t'pyti: 13/04/2019 12:19

      Hhha na shkrive fare

  • Qytetari digjital: 12/04/2019 15:30

    I hyri llapa brenda PD-isteve, nuk po thone qe jane vjedhur parate per zgjedhjet, pasi i bie qe t'i kene vjedh per llogari te PD-se.

    Përgjigju
  • Jean-Claude Juncker: 11/04/2019 23:57

    Obobooo, mire qe me PD eshte i lidhur sepse ka foto para selise se PD, po ashtu me prodhuesit e ashensoreve sepse ka foto ne ashensor, por qenka i lidhur edhe me Komisionin Evropian sepse paska foto para selise sone... Neser do ta pergenjeshtroj!

    Përgjigju
    • Babalja: 12/04/2019 19:28

      Ne hale shkohet per tu liruar dhe jo per shetitje!

  • Toni: 11/04/2019 22:55

    Tropojan,hajdut,vrases dhe PD-ist ishte dhe vellai i ketij...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim