Grabitja në Rinas/ Basha: Kompania e sigurisë në bashkëpronësi të avokatit të PS-së, ja faktet tronditëse

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dy ditë pas grabitjes së bujshme në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, ka radhitur një sërë faktesh sipas tij, që përfshijnë shtetin. Lideri demokrat tha se në radhë të parë përgjegjës për sigurinë është shteti, që sipas tij ka dështuar. Ai tha se ngjarja mund të ishte parandaluar nëse do të ishte zbatuar urdhri i ministrit që blindat të shoqërohen nga policia e shtetit. Duke u ndalur te kompania e sigurisë, Basha tha se ajo është në bashkëpronësi me Eno Bushin, sipas tij është avokat dhe njeri i afërt i PS-së.

Përsa i përket grabitësve, Basha thotë se shteti ka dështuar pasi Admir Murataj, që mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, strehohej lirisht në Shqipëri teksa kërkohej nga Greqia për një sërë veprash penale dhe arratisje nga burgu në 2013-ën. Zgjidhja e vetme për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë përgjegjësit, është vetëm revolta popullore - tha Basha - teksa ftoi qytetarët për tu bërë pjesë në protestën e 13 prillit kundër qeverisë.

Pjesë nga fjala e Bashës
Rënien e shtetit para krimit t'ia faturojë një kompanie private. Si për gjithcka, vjedhje apo korrupsion ai nuk mban përgjegjësi, fajin e kanë të tjerët. Ngjarja e Rinasit nuk është e shkëputur, por pjesë e grabitjeve tronditëse, apo rrëmbimeve, atentateve dhe zhdukjeve. Vrasjet e biznesmenëve dhe bankierëve kanë filluar me instalimin e Ramës në pushtet. Grabitja e Rinasit është rënia e shtetit. Një kriminal i kërkuar jetonte i lirë në Shqipëri dhe grabit 10 mln euro në vendin më të sigurt. Përgjegjës për sigurinë në Rinas është shteti dhe jo kompania private. Në bordin e Autoritetit Civil është vetë ministri i Brendshëm. Rama e ka pranuar se bandat luftojnë njëra tjetrën dhe nuk e ndien për detyrë të luftojë krimin. 48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse.

Nëse do të zbatohej nga policia urdhri i ministrit të Brendshëm datës 5 gusht 2018, urdhri 130, ngjarja do të parandalohej. Urdhri thotë transporti i vlerave monetare të shoqërohet nga policia. Lleshaj i bëri bisht një fakti të rëndësishëm dhe si është e mundur se si Admir Murataj prej 6 vitesh asnjëherë nuk u kap, por planifikoi dhe realizoi katër grabitje në tre vite. Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn kryetar të këshillit drejtues të aviacionit civil.  Nën drejtimin e këtij këshilli nga Lleshaj aeroporti është grabitur dy herë. Kompania private që ka dështuar në mbrojtjen e sigurisë figuron në bashkëpronësi të avokatit të PS-së, Eno Bushi, i njohur si avokati i Riformatos, piloti italian të avionit me drogë.

Ndërsa gruaja e tij, Joana Bushi është drejtoreshë e trafikut ajror. Më shumë pyetje mbeten pa përgjigje, logoreja e Ramës rreket me propagandë. Pse nuk u zbatuar urdhri 130 për shoqërimin e parave nga policia? Cfarë përgjegjësie ka kompania e sigurisë në Rinas? Pse Lleshaj u emërua kryetar i kësaj drejtorie në shkelje të ligjit? Pse pas përplasjes me policinë grabitësit u larguan në këmbë pasi dogjën makinën? A janë akoma 10 mln euro në duar të bandës? A është vetëm për paaftësi apo kemi të bëjmë me bashkëorganizim të grabitjes me shtetin? A është shteti si në rastin e kultivimit të drogës? Pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe autorizim nga Kuvendi ushtria u nxor nga gazermat.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 12/04/2019 05:31

    vetem genjeshtra thua pushte

    Përgjigju
  • Deputeti i Listes: 11/04/2019 16:11

    Po ky kapobanda qe u vra,mos eshte ndonje "far e fis ose komshi ne fshatin e Saliut" ?! Deputeti i Listes

    Përgjigju
  • Geni: 11/04/2019 15:41

    Po jo ska lidhje Eno Bushi ka qene avokati i kompanise , Icts eshte pronesi franceze operon ne te gjithe boten futuni Icts europe kerkojeni ne internet

    Përgjigju
  • Irma Tushi: 11/04/2019 15:20

    Skandal

    Përgjigju
    • Vicidoli: 11/04/2019 16:13

      Doli me mend ky culla em Basha

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën