KRUJË- Vëllai i nënkryetarit të Bashkisë së Krujës, Alfred Mërlika ka nisur të shkatërrojë lapidarin e 4 dëshmorëve të rënë në luftën nacional çlirimtarëve. Denoncimi vjen nga banorët dhe komiteti i veteranëve në Krujë. Sipas tyre Mërlika po prish lapidarin me qëllim që të hapë fushë pamjen e një biznesi privat që ai po ndërton.

“Ky lapidar është dhunuar, po shkatërrohet, gjë që bie ndesh me ligjin. Personi që ka vënë dorë të ndëshkohet sipas ligjit”, thotë Sefer Boja, kryetari i Veteranëve të rrethit Krujë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)