Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të cilëve mund të kenë informacione mbi Korab Gashin, të raportojnë në komisariat, duke theksuar se do të trajtohen në mënyrën më konfidenciale.
“Lidhur me këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë. Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319. Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë”- njofton policia.
Korab Gashi 41 vjeç, dyshohet se është njëri prej autorëve që mori pjesë në grabitjen e ndodhur në Suharekë në 22 nëntor, ku gjatë shkëbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vdekur vëllai i tij, Dukagjin Gashi. Të dy vëllezërit mësohet se janë djemtë e ish-komandantit të UÇK-së, Zeqir Gashi.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, i plagosur mbeti edhe një efektiv policie. Ndërsa policia shoqëroi në total 7 persona, prej të cilëve njëri u lirua për mungesë provash, ndërsa dy të tjerëve iu caktua masa e paraburgimit pasi dyshohet se kanë dhënë ndihmë për përgatitjen e planit për grabitje.