Vëllai vret vëllanë dhe arratiset në Turqi/Historia e familjes dibrane në ’Pa Gjurmë’, amaneti i nënës, që humbi të dy djemtë e saj

Pengu më i madh i Mide Gjikës është të gjejë rrënjët biologjike, ndërsa daja i saj i zhdukur ishte vëllai që ajo nuk e pati kurrë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 1950 kur Baftjar Noka qëlloi aksidentalisht vëllain 21 vjeç. Dy vëllezërit kishin dalë me bagëti në fshatin Fushëqidhë të Dibrës, ku Baftjari 16-vjeç asokohe gjen në mal një pistoletë, me të cilën qëlloi për vdekje Qazimin.

 Ishin në mal me bagëti, ku Baftjari gjeti një pistoletë. Qazimi i tha: ’Vëlla kujdes se do më vrasësh’- Jo, i tha ai. Por ndodhi ajo që ndodhi, ai e qëlloi pa dashje. Baftjari u zhduk më pas. Nëna ishte vetëm në shtëpi. Një djalë e futi në tokë, ndërsa tjetri u arratis jashte vendit. Qazimi ishte martuar prej 6 muajsh. 


Pas kësaj ngjarje të rëndë, Baftjari nuk u kthye më në shtëpi, por vendos të arratiset jashtë vendit. Ai u largua drejt Izmirit të Turqisë, të dhënë të cilën familjarët e mësuan nga një i afërm i tyre. 10 vite më pas kushëriri Selim Noka, ndërsa bënte tregëti në Turqi takohet me Baftjarin. Ai qëndron tre ditë në shtëpinë e tij, ndërsa mëson se atje thërritej Aga dhe se ishte një person me shumë pozitë në shoqëri. Ai i kishte dhënë edhe dhurata djalit të xhaxhait Selimit, porosi për nënën e tij, Fatimen, e cila pasi një djalë e humbi nga kjo jetë, shpresonte kthimin e Baftjarit.

Një kushëri me emrin Selim Noka na tha se në vitin 1960 e takoi Baftjarin. Ai ishte asokohe një 26-vjecar dhe thërritej Aga në Turqi. Madje e kishte strehuar për tre ditë në shtëpinë e tij dhe i kishte blerë rroba të reja. Ai nuk kthehej në Shqipëri pasi kishte frikë nga regjimi, për shkak të vrasjes që kishte kryer. Kushëriri i tha nënës së Baftjarit se ai ishte mirë, madje i dha edhe disa para që ia dërgontë djali. Nëna nuk i pranoi, ajo donte t'i kthehej Baftjari dhe se e kishte falur.


Këtë amanet kërkon ta cojë në fund mbesa, Mide Prenci Gjika. 80-vjecarja erdhi në program e shoqëruar nga e bija, Majlinda Prenci, e cila kërkon t’i realizojë ëndrrën nënës së saj. Edhe kur në vitin 1992 dy persona që dyshohet se ishin djemtë e Baftjarit erdhën në Shqipëri nga Turqia, nuk u lidhën dot me asnjë prej familjarëve.

Në vitin 1992 kanë ardhur dy djem të rinj, në aeroportin e Rinasit. Kanë kërkuar ndihmë për të gjetur familjen Gjika, në Grykënok të Dibrës. Ata na  kanë kërkuar, pse të mos i lërkojmë edhe ne?

Pengu më i madh i Mide Prenci Gjika është të gjejë rrënjët biologjike, Ajo ishte 11 vjece, kur njëri dajë ndërroi jetë dhe një tjetër u arratis. Ajo ka shëtitur botën por Baftjarin nuk ka mundur ta gjejë dot. Iu drejtua emisionit Pa Gjurmë për të kërkuar pasardhësin e vetëm të mbetur nga nëna e saj.  

Kërkoj shumë ta takoj nëse daja është gjallë. Nuk dua asgjë, nuk kërkoj asgjë vetëm ta shoh. Shpresoj të jetë gjallë dhe të kem kontakt edhe me djemtë e tij. Nuk u kënaqa me të as kur isha fëmijë. Thjeshtë ta takoj

Kush ka informacion për Baftjar Nokën, lutemi të na telefononi në të gjitha format tona të kontaktit: 
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2021 03:48

    Kaini dhe Abeli shqiptar,teper e trishte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen