Vëllezërit Balla shënojnë një rekord të ri në librin Guinnes

Arnold dhe Artan Balla, dy vëllezërit që me talentin e tyre kanë bërë krenar gjithë vendin kanë shënuar rekordin e radhës në Amerikë.

Me një numër akrobacie të realizuar në mes të New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në syrin e qindra njerëzve me datë 3 mars, ata kanë arritur që të futen në librin Guinness.

Numri me të cilin ata kanë vendosur një rekord të ri në librin Guinnes ishte një lojë akrobacie mbi një cilindër dhe me sy të mbyllura.

Një numër mjaft i vështirë, por që vëllezërit Balla e kanë arritur që ta bëjnë një kohë mjaft të shkurtër, për vetëm 61.95 sekonda. 

Pas marrjes së çmimit, krahas certifikatës ata në duar kanë mbajtur në duar edhe flamurin kuq e zi, duke mos e fshehur asnjëherë origjinën.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Dashuria po ecën mirë, por...çfarë thonë yjet për ju sot

Dashuria po ecën mirë, por...çfarë thonë yjet për ju sot