Vëllezërit Budina me COVID, aktivistja: Fola sot, më thanë se Rama montoi rezultatet e tamponit për të bërë pis protestën

Aktivistja e Teatrit Kombëtar, juristja Adriana Kalaja u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv se gjendja e dy vëllezërve Budina që rezultuan me COVID është e mirë. Ajo u shpreh se ka kontaktuar me dy vëllezërit, të cilët sipas saj, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka montuar rezultatin pozitiv të tamponit të COVID.

"Gjendja e tyre është shumë e mirë. E konfirmoj dhe mbaj përgjegjësi të plotë por na ana tjetër konfirmoj se të dy vëllezërit nuk pranojnë që të jenë infektuar dhe rezultati pozitiv i tamponit është montim me urdhër të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë simptomë, gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk rezultojnë të kenë pasur kontakte me persona me COVID.

Ne do të ndërmarrim hapat ligjore me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe nëse testi është pozitiv në mënyrë të kundraligjshme kanë dalë emrat e dy personave, pasi Rama ka urdhëruar të bëjë pis emrin e dy vëllezërve dhe protestës. Vëllezërit Budina më kanë informuar se ky testim me urdhër të Ramës dhe është montuar si lajm me urdhër të zotit Rama" tha ajo.  

Por a ndodhen dy vëllezërit në karantinë? "Në dijeninë time po. Pasi janë njerëz të përgjigjem. Ne do të marrim hapat ligjor për të demaskuar këtë montim dhe nëse është iu vërtetë, pa miratimin e klientit nuk mund të dalin rezultatet e analizave".

Dyshimet janë se dy vëllezërëve u është kërkuar që të bëjnë testimin, pasi kanë marrë pjesë në varrimin e hallës së tyre, por aktivistja shprehet se "Jo, është bërë shumë kohë më mbrapa. Është mbi 14 ditë dhe është insistuar me forcë nga ISHP për t'u bërë dy vëllezërve që kanë asistuar në varrimin e hallës që ka qenë vetëm me familjarët, pak njerëz".

Por a do ta bëjë Kalaja testimin duke qenë se kanë qenë bashkë në disa ture në Shqipëri? "Nuk kam besim te rezultatet e këtij testimi përsa kohë, qoftë ISHP nuk jep asnjë informacion të saktë, dhe rezultatet, por kjo gjë ndodh në të gjitha institucionet. Unë jam gati ta bëj testin, nuk do ta refuzoj. Por disa miq më thanë duhet të fusësh miq për të bërë testin" tha ajo.

Për habi, kontaktet e shumta ditët e fundit pas rasteve të shënuara nuk e shqetësojnë aspak juristen, pasi thotë se, vdekshmëria nga COVID-i është shumë më e ulët se nga një virus tjetër. "Nuk është shqetësuese, pasi sipas studimeve të bëra në laboratorë të njohur, thuhet se virusi mund të prekë shumë njerëz dhe nuk ka pasoja negative, përveç rasteve të caktuara, vdekshmëria nga COVID është shumë më e ulët se nga një virus tjetër. Nuk e quaj problematike dhe aq më tepër nuk dihet nëse e mbartim" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Tur në Shqipëri për Teatrin por pa maska, infektohen me COVID dy vëllezërit Budina: Jemi si kokrra e mollës! Rama: Shërim të shpejtë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Chelsea me hap kampioni, përmbys 3-4 Tottenhamin në derbi dhe futet 'në vallen' e titullit

Chelsea me hap kampioni, përmbys 3-4 Tottenhamin në derbi dhe futet 'në vallen' e titullit