Vendet e G20-ës premtojnë mbi 21 miliardë dollarë në luftën kundër koronavirusit! Arabia Saudite dhuron 500 milionë dollarë

Vendet e G20-ës premtojnë mbi 21 miliardë dollarë në luftën kundër koronavirusit! Arabia Saudite dhuron 500 milionë dollarë

Shtetet anëtare të Grupit G20, i cili përbehet nga vendet e pasura dhe me ekonomi të zhvilluar, kanë premtuar  më shumë se 21 miliardë dollarë në luftën kundër koronavirusit.

“Grupi G20, i ka koordinuar përpjekjet ndërkombëtare për të përkrahur luftën kundër pandemisë Covid-19. Deri më tani, anëtarët e Grupit G20 dhe shtetet e ftuara kanë premtuar për më shumë se 21 miliardë dollarë  për ta përkrahur financimin e shëndetësisë botërore”, thuhet në deklaratën e këtij grupi.

Këto para do të shfrytëzohen për diagnostikim, vaksina, terapi dhe hulumtime, sipas deklaratës.

Në muajin prill, ky grup u bëri thirrje të gjitha shteteve, organizatave joqeveritare, grupeve të bamirësisë dhe sektorit privat që të ofrojnë ndihmë për ta përmbushur mungesën financiare të rreth tetë miliardë dollarëve për ta luftuar pandeminë.

Arabia Saudite, e cila udhëheq Grupin G20, ka premtuar se do të dhurojë 500 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja