Vendet më të mira në botë për të jetuar, ja kush renditet e para

Vendet më të mira në botë për të jetuar, ja kush renditet e para

Zvicra është shpallur prapë këtë vit si shteti më i mirë në botë (për të dytin vit radhazi), sipas të dhënave zyrtare nga ‘U.S. News & World Report’.

Lista i ka përpiluar rezultatet e anketimeve nga 21,000 njerëz anë e mbanë botës të cilët i kishin vlerësuar vendet e tyre bazuar në 65 atribute të cilat kanë përfshirë lumturinë, edukimin, ndikimin, mundësinë ekonomike, dhe shumë gjëra tjera.

Më poshtë janë pesë shtetet të cilat kanë arritur të dalin si më të mirat për të jetuar në to:

1) Zvicra
Në krye të listës gjendet Zvicra, e cila është e njohur për neutralitetin global, shkallën e vogël të papunësisë dhe ekonominë e fortë. Ndonëse vend jo shumë i madh, qytetarët zviceranë kanë fituar më shumë çmime Nobel sesa thuajse çdo shtet tjetër për kokë banori.

2) Kanada
Kanada njihet anë e mbanë për multikulturializmin dhe standardin e lartë të jetesës. Kualiteti i jetës në Kanadë është renditur si më i larti në botë, ndërkaq ka shënuar pikë të larta në stabilitetin politik, sigurinë dhe tregun e punës. Shteti është renditur i treti edhe në edukim, si dhe i dytë në transparencë.

Sipas anketimit, të ‘këqijat’ e të jetuarit në Kanadë përfshijnë mungesën e argëtimit kualitativ dhe trashëgimisë kulturore.

3) Gjermania
Gjermania – një nga ekonomitë më të mëdha globale – njihet për forcën punëtore dhe ka marrë pikë të larta në ndërmarrësi.

Gjermania gjithashtu është renditur lart në lidhjet globale, edukim, stabilitet ekonomik dhe në aleanca të forta internacionale.Sidoqoftë, shumë pak gjermanë e kanë përshkruar atdheun e tyre si argëtues, të lumtur apo miqësor.

4) Mbretëritë e Bashkuara
Ndikimi ndërkombëtarë i Mbretërisë së Bashkuar i ka rrënjët e thella në histori si një nga perandoritë më të mëdha në botë.

Kjo Mbretëri ka marrë pikë tejet të larta në të drejtat njerëzore, në prestigjin kulturor, në lidhjet globale dhe fuqinë politike.Dobësitë e qytetarëve të këtij vendi janë mungesa e barazisë në rroga, komoditeti dhe dallueshmëria.

5) Japonia
Si ekonomia e tretë më e fortë në botë dhe lideri teknologjik, Japonia ka marrë pikë të larta në ndërmarrje, edukim dhe në kategori të fuqisë globale.

Qytetarët japonezë e përshkruajnë atdheun e tyre si modern, prestigj dhe inovativ.

Sidoqoftë, ky vend ende ka mangësi në çështje të shumta të të drejtave civile si barazia gjinore dhe liria religjioze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi