Vendi 'famëkeq' i ekzekutimeve në komunizëm, si duket ai sot (FOTO)

Vendi 'famëkeq' i ekzekutimeve në komunizëm, si duket ai sot (FOTO)

Sot është dita Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë. Në këtë ditë, historiani Kastriot Dervishi ka sjellë foto nga vendi famkeq i të vetmit ekzekutim të filmuar në atë kohë dhe se si duket ai sot.

Fotoja është shkrepur në vitin 1946 ku janë ekzekutuar 3 të rinj, e ndërsa në po të njëjtin vend, pak metra më tutje u varën dy inxinier. Të gjitha këto, thekson Dervishi, kanë ndodhur përprara një turme, siç ai i quan "injorante.

"Në ditën e personave të zhdukur (30 gusht), po kujtoj vendin e të vetmit ekzekutim të filmuar të Shqipëri, skenës më makabre të parë ndonjëherë. Fotografitë tregojnë të njëjtin vend në dy vite të ndryshme, 1946 dhe 2019. Në Maliq të Korçës. Personat e pushkatuar janë: Eugenio Scaturo (29 vjeç), Vasil Mano (34 vjeç), Zorika Mano (27 vjeç), të tre të lidhur me njëri-tjetrin. Përveç tyre, pak metra më larg u varën inxhinierët Abdyl Sharra (35 vjeç) dhe Kujtim Beqiri (30 vjeç). Gjithë këto skena ndodhnin më 20 nëntor 1946 përpara një turme injorante dhe shihte një shfaqje sa makabre aq edhe të shëmtuar e pabesë", shkruan Dervishi.

Vendi i një ekzekutimi në dy kohë

Vendimi për dënimin me vdekje të pesë personave

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • al ta: 31/08/2019 11:19

    o historiano sala i vrau ne mes te bulevardit dhe para kamerave me ngjyra 4 vete e vari 2 vllezer ne mes te sheshit para turmes.po keta nuk ishin injoranta?o palo historian kush ta jep te drejten te therrasesh injorante nje turme te tere? ti je nje qe do nji hu kurrizit e aty ku nuk thuhet qe te vijne mend ne vend....legen njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën