‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi

‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi

Marta Kos

Komisionarja e Bashkimit Europian për Zgjerim, Marta Kos, do të shkojë në Mal të Zi në atë që e quajti “misioni i parë” në Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se po shkon atje për të festuar “hapat e mëdhenj” që e bëjnë Malin e Zi vendin më të përparuar në negociatat e pranimit në BE.

“Unë jam duke udhëtuar drejt Malit të Zi në misionin tim të parë në Ballkanin Perëndimor. Do të qëndroj këtu për të festuar hapat e mëdhenj të Malit të Zi, të cilat e bëjnë atë vendin më të përparuar në negociatat e pranimit dhe për të inkurajuar malazezët që të vazhdojnë me këtë ritëm”, shkroi Kos në X.

Ndërkohë pritet që Kos të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit shkurt. Gjatë fjalës së saj në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, Kos nënvizoi se ashtu si Mali i Zi edhe Shqipëria ka të gjitha kapacitetet që të përfundojë procesin e shqyrtimit të grupkapitujve deri në vitin 2027.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima