Vendi në krizë energjie, ujësjellësit s’paguajnë faturat! Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë

Teksa kriza e energjisë po thellohet dhe muajt e ardhshëm parashikohen të jenë edhe më të vështirë, fatura financiare për importet vijon të rritet. Deri më tani KESH ka importuar rreth 280 milionë euro energji, ndërsa në skenarin më pesimist qeveria pret që fatura e importit të arrijë deri mbi 600 milionë euro. Kjo, vlerë varet nga çmimi i energjisë në bursën ndërkombëtare.

Vjeshta ka nisur po me çmime të kripura për megavat. Vetëm në ankandin e parë të zhvilluar nga KESH për këtë muaj për datat 3 dhe 4 shtator, janë importuar 6 milionë euro energji, pasi janë blerë 12,360 megavat me një çmim mesatar 487.63 Euro/megavati.

Si pasojë e kësaj situate kritike, qeveria ka gati planin emergjent për përballimin e situatës, që parashikon një aksion për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të energjisë, vendosja e fashës që ndan konsumatorët familjarë në dy kategori, por nuk përjashtohet as mundësia e ndërprerjes  së energjisë në orare të caktuara.

Aksioni për lidhjet e paligjshme nis javën e ardhshme, ndërsa në 1 tetor do të vendoset fasha e energjisë, ku familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë më shumë. Konkretisht janë 30% e familjeve që pritet t’u rriten kostot, por ende nuk është caktuar çmimi i ri, që do të varet nga vlera e energjisë për megavat.

Por, teksa kriza energjetike vijon, borxhet e ujësjellësve për faturat e papaguara kanë arritur në rekord. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, në fund të muajit qershor faturat e papaguara të ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishin afërsisht 18.1 miliardë lekë.

Në raport me dhjetorin e vitit 2021, faturat e papaguara janë rritur me 2.3 miliardë lekë.  Për shkak të gjendjes financiare të rënduar të ujësjellësve Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërmori reformën e agregimit të detyrimeve të prapambetura, ku u vendos të shkriheshin 46 ujësjellës me performacë negative, dhe të krijohen vetëm 15 drejtori qendrore në të gjithë vendin, që do të administrohen nga ministria. Masë kjo që përveç se synon të shlyejë detyrimet e papaguara dhe të përmirësojë financat e ujësjellësve, pritet të rrisë cilësinë e shërbimit nga qytetarëve si dhe të shtojë investimet në rrjet.

FATURAT E PAPAGUARA TË UJËSJELLËSVE

Dhjetor 2021       15,720 Mld Lekë

Qershor 2022      18,092 Mld Lekë

Diferenca            +2,372 Mld Lekë

 

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • row: 03/09/2022 21:08

    kryeidioti i shqiperise vazhdon te gerthasi sja kemi nevojen rusit, dhe nga ana tjeter ska energji as per te ndezur nje llampe, o zot sa budalla esht na ruaj o zot nga surreli

    Përgjigju
  • Patrioti: 03/09/2022 20:52

    Pse tani u kujtuat ?! Ujesjellsat jane vende vegjetimi te militanteve. Marrin rroge kushedi sa veta qe nuk shkojne ne pune fare. Krimbur ne korrupsion.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/09/2022 18:49

    I dashur popull,mos u merzit e mos u trondit se për ne,popullin, mendon lavdiploti i Ballkanit te Shpartalluar,më falni Hapur, kryerilindasi sociopat me indetitet te cënuar si miku i tij për kokë ilirmetaj,mbrojtesi më i sigurt i këtij te fundit dhe salikaragjiçit. Pra kemi një mbrojtës engjëllor qe do bej fushatë në zgjedhjet e afërta lokale me slloganin "Do kini ujë 24 në 24 orë".

    Përgjigju
  • Pompa: 03/09/2022 18:26

    Mullinj ere ne forme 4 helikash për pompë si funksion për të shtyre ujin dhe për të furnizuar pra pompat elektrike zevendesojini me mullinj ere me 4 helika funskion pompe! Për 4 vite ska me Borge nga pompat per UK ! Gjithsesi zor se do ndryshoj dicka !

    Përgjigju
  • Endri: 03/09/2022 17:42

    Shume bukur, ne burg drejtuesit si familjaret. Ca ka ktu, asnje problem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja