Vendim i çuditshëm në Itali, klubi i Serie A rikthen në punë trajnerin dy ditë pas shkarkimit

Vendim i çuditshëm në Itali, klubi i Serie A rikthen në punë trajnerin dy ditë pas shkarkimit

Davide Nicola

Davide Nicola është rikthyer si trajner i Salernitanas vetëm dy ditë pasi u shkarkua, konfirmoi klubi i Serie A këtë të mërkurë. Salernitana tregoi dy ditë më parë se Nicola ishte shkarkuar, dhe pushimi i tij erdhi pas humbjes 8-2 nga Atalanta në kampionat.

Trajneri diskutoi "kokë më kokë" me presidentin e klubit Danilo Iervolino dhe i kërkoi që të vijonte me projektin e nisur, duke bindur numrin një të klubit që t'i jepte edhe një tjetër mundësi.

Kësisoj, Nicola do vijojë të jetë trajner i Salernitanës deri në fundin e sezonit, edhe pse kontrata e tij skadon në verën e 2024. 49-vjeçari u ul në stolin e ekipit nga Salerno mesin e sezonit të shkuar dhe ia doli të qëndrojë në Serie A.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar