Vendim i qeverisë/ Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Britaninë Madhe për transferimin e të dënuarve, ministri: S'ka lidhje me kamp refugjatësh

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se sot është kaluar me vendim qeverie marrëveshja e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar për transferimin e personave të dënuar. Manja tha se kjo nuk ka lidhje me atë që është publikuar në mediat britanike, se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për refugjatët. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manja ka bërë publike marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për transferimin e personave të dënuar në këto vende.

Sipas ministrit kjo marrëveshje thjeshton procedurat e transferimit të personave të dënuar, si dhe eliminon pengesat dhe diferencën që ka ndërmjet dy sistemeve ligjore.

“Përfituesit nga kjo marrëveshje janë në radhë të parë autoritetet gjyqësore, por edhe personat e dënuar, sigurisht në funksion të qëllimit të dënimit, pra rehabilitimin e tyre dhe integrimin në shoqe”, është shprehur Manja.

Për sa i përket një lajmi në mediat britanike nisur edhe nga kjo marrëveshje, se Shqipëria do të presë refugjatë ekonomikë, Manja ka qenë kategorik se kjo është një spekulim i pastër mediatik dhe marrëveshja e sotme nuk ka asnjë lidhje me këtë.

"Kjo është një marrëveshje dypalëshe e lidhur edhe me vende të tjera të BE-së dhe ka të bëjë me bashkëpunimin juridik në fushën e çështjeve penale, nuk ka të bëjë aspak me trajtimin e personave të tjerë siç aludohet për të kthyer Shqipërinë si vend trajtimi për refugjatë. Shqipëria as ka qenë në bisedime të tilla, as është e as do të jetë ndonjëherë”, tha Manja.

Gjithashtu me vendim të Këshillit të Ministrave sot Afrim Qendro është emëruar prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Prej më tepër se një viti Qendro ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, post që e ka mbajtur deri në shtator duke deklaruar paraprakisht se do të angazhohej me detyra të tjera partiake.

Pjesë e miratimit të vendimeve, ishte edhe një marrëveshje financiare që kap vlerën 1.2 mln euro për zhvillimin e zonave ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa në lidhje me protestën e fermerëve kundër paketës së re fiskale, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka deklaruar se janë në bisedime e sipër me ta për zgjidhjen e këtij problemi.    

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Lirohet nga detyra prefekti i Elbasanit, kush është petagogia që e zëvendëson

Majlinda Perriu dhe Spiro Maliqi

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra prefekti i qarkut të Elbasanit Spiro Maliqi. Në vend të tij është emëruar Majlinda Perriu, ndërsa vendimi hyn menjëherë në fuqi.

Maliqi e mbante këtë detyre prej 7 qershorit 2021, i cili më herët mbante postin e shefit të kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Elbasan. Ndërkohë që Majlinda Perriu është petagoge në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

 

 

Ora 14:18
Ligji për të drejtat e autorit/ Ministrja e Kulturës: Konsultime publike edhe për pika të tjera

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka kaluar në vendim, projekligjin për ligjin e të drejtës së autorit me kërkesë të Komisionit Evropian. Ajo tha pas përfundimit të mbledhjes se janë zhvilluar konsultime në lidhje me artistët që përfitojnë nga e drejta e autorit.

“Sot kemi kaluar në vendim të Këshillit ë Ministrave projektligjin e rishikimit të ligjit për të drejtat e autorit. Kjo ka qenë kërkesë e KE për afrimin e të gjithë pjesët e kapitujve që lidhen me integrimin në BE. Ministria e Kulturës ka qenë pjesë e një prej kapituajve, kemi arritur të sjellim ato kërkesa që lidhen me veprat pa autorë, pa udhëzimet dhe direktivat e duhura të mbetura që prej 2016. Ministria e Kulturës ka zhvilluar konsultime publike duke dalë në konkluzion edhe të pikave të tjera që kanë nevojë ndryshime në ligj.”- tha Margariti.

Ora 14:17
Ministria e Mbrojtjes: 1.2 mln euro investim, për zhvillimin e zonave ndërkufitare në Shqipëri- Kosovë

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, pjesë e miratimit të vendimeve, edhe një marrëveshje financiare që kap vlerën 1.2 mln euro për zhvillimin e zonave ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Është një marrëveshje financiare që ka vlerën e 1 milion eurove, grant i Bashkimit Europian edhe me bashkëfinancimin e dy vendeve tona, Shqipëri- Kosovë kap vlerën e 1.2 milionë eurove. Fondi synon t’i vijë në ndihmë zhvillimit social ekonomik të zonave ndërkufitare të të dy vendeve që prek të gjitha bashkitë e Qarqeve Lezhë dhe Kukës.”- tha ministrja Xhaçka.

Ora 13:31
Protesta e fermerëve në Lushnje, ministrja: Jemi në dialog të vazhdueshëm, vijojnë takimet

Pas protestës së fermerëve të cilët janë shprehur kundër paketës së re fiskale, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka deklaruar se janë në bisedime e sipër me ta për zgjidhjen e këtij problemi. Kjo përgjigje vjen pas mbledhjes së Qeverisë, ku ministrja mes të tjerave bëri me dije se është marrë vendimi për shtyrjen e programit të zhvillimit rural.  

“Kam qenë në Lushnje dhe kam kontaktuar me fermerët dhe dialogu nuk ka munguar, por ato kanë pretendime për paketën fiskale që janë të propozuara në buxhetin e vitit 2022. Jemi në dialog të vazhdueshëm për të pasur një bujqësi më të qëndrueshme që i qëndron problematikave të kohës, jemi në një kah dhe jo në një kah të ndryshe”, ka thënë ministrja.

Më herët, fermerët i kanë adresuar disa kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkojnë subvencione direkte për prodhimet e tyre bujqësore, barazim të TVSH-së në shitje dhe në blerje si dhe rivendosjen e TVSH-së me 6%.

KËRKESAT E FERMERËVE

  •  1. Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
  • 2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
  • 3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
  • 3. subvencionim 3 lekë për eksportuesit
  • 5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
  • 6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit

 

Ora 13:17
Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Afrim Qendro emërohet prefekt i Tiranës

Afrim Qendro është emeruar prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Prej më tepër se një viti Qendro ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, post që e ka mbajtur deri në shtator duke deklaruar paraprakisht se do të angazhohej me detyra të tjera partiake.

Qendro gjithashtu ka mbajtur në Vlorë edhe funksionin e koordinatorit elektoral për qarkun.  Më herët Afrim Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar. Posti i prefektit të Tiranës deri disa muaj më parë është mbajtur nga Toni Gogu, i cili aktualisht është deputet i Partisë Socialiste.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 19/11/2021 06:44

    Aftim Qendro njeriu qe beri skandalin e unazes se re… kryehajdut i rrugeve qe u shkarkua dhe duhej te futej ne burg.., kaq i vlefshem eshte per Edi Ramen ky hajdut me çizme…beri corap Vloren ta bente kryebashkiak… cfare di zoteria per Edi Ramen qe ka kaq vlerre….!!??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie