Vendimi/ Dorian Tola emërohet zëvendës ministër i Mbrojtjes

Vendimi/ Dorian Tola emërohet zëvendës ministër i Mbrojtjes

Dorian Tola

Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e Dorian Tolës në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen pas propozimit të Kryeministrit, në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Z. Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.’- thuhet në vendim.

Dorian Tola ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Para këtij funksioni, ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ku ka kryer detyra që lidhen kryesisht me planëzimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimin ushtarak me NATO-n.

Në periudhën 2012-2015 ka kryer detyrën e Shefit të Zyrës së Komandantit të Forcës Detare. Tola më pas është caktuar Koordinator i Mbrojtjes në Zyrën Operacionale të Situatës (ZOS) në Kryeministri, ku u angazhua për ngritjen e Sistemit të Integruar të Informacionit Statistikor të Këshillit të Ministrave dhe analizimin e informacionit për emergjencat civile dhe krizat.

Dorian Tola është diplomuar në degën Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike në Akademinë e Detarisë në Turqi dhe në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet Master në “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS, Kaliforni, SHBA dhe Master Shkencor “E Drejtë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë