TIRANE - Gjykata e Apelit ka dhënë dy vendime kontradiktore lidhur me caktimin e masës së sigurisë për ish-guvernatorin Adrian Fullani dhe ish-kryeinspektores Elivar Golemi. Për të njëjtën akuzë atë të “Shpërdorimit të detyrës”, treshja gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj, Shkëlqim Miri dhe Agim Bendo, ka “përkëdhelur” Adrian Fullanin dhe ka “goditur” Elivar Golemin duke e izoluar atë në qelitë e burgut 313 në Tiranë.
Shkeljet e Golemit dhe Fullanit kanë qënë thuajse të njëjta dhe nga ana penale konsiderohen si të së njëjtit karakter, por pavarësisht kësaj, për ish-guvernatorin Fullani gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke e konsideruar si person që nuk ka rrezikshmëri në shoqëri dhe nuk ka rrezik ikje. Ndërsa për Elivar Golemin është vendosur caktimi i masës së “arrestit në burg”, me pretendimin se ajo nuk ka ushtruar detyrën e saj, duke mos kryer audite. Si pasojë e kësaj, argumenton gjykata e Apelit, Golemi është personi i dyshuar që mund të ketë kryer “Shpërdorimin e detyrës” dhe për pasojë ajo mund t’i shmanget hetimit deri në ikje.
Vendimi për Golemin
Gjykata e Apelit Tiranë çmon se në rastin konkret caktimi i masës së “Arrestit me burg” për personin nën hetim Elivar Golemi është një masë që i përshtatet rëndësisë së faktit, çka bën që nevoja e sigurimit të jetë e lartë. Rrezikshmëria shoqërore e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, nisur nga shkalla e afërsisë së veprimeve apo mosveprimeve të saj me pasojën e ardhur, janë të asaj shkalle që e bën të domosdoshme marrjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg”, pasi bazuar në të gjithë materialin e fashikullit hetimor, gjykata krijon dyshimin e arsyeshëm se dëmi (vjedhja e bankës) mund të ketë ardhur si pasojë e drejtperdrejtë e moszbatimit të përsëritur të detyrave periodike, nga ana e Departamentit të Kontrollit (Auditit) i cili drejtohej nga Inspektori i Përgjithshëm Elivar Golemi, person nën hetim.
Në këtë analizë pretendimesh Gjykata e Apelit Tiranë çmon dhe vlerëson se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se moskryerja e veprimeve të detyrës së ngarkuar nga Inspektori i Përgjithshëm Elivar Golemi, ka lidhje të drejtpërdrejtë me pasojën e ardhur.
Vendimi për Fullanin
Në bazë të provave të marra dhe pretendimeve të palëve, vendimi i shkallës së parë ndaj personit nën hetim, Ardian Fullani, duhet të ndryshonte për disa shkaqe të radhitura prej saj, që nga fakti se prokuroria nuk arriti ta bindte për nevojat e ngutshme prej të cilave ish-guvarnatori duhej mbajtur në burg. Konkretisht, thotë gjykata, nuk provohet se personi nën hetim është apo paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, se është thirrur dhe nuk është paraqitur, apo se ka tentuar të largohet jashtë vendit.
”Për sa i përket riskut të ndërhyrjes në procesin e drejtësisë, nuk ka asnjë provë që të provojë se i dyshuari Adrian Fullani të ketë kryer veprime, në mënyrë që të pengojë në zbardhjen e çështjes. Përkundrazi, ai ka bashkëpunuar, i është përgjigjur pyetjeve të dërguara me shkresë, duke vënë në dispozicion të prokurorisë të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe nuk është larguar në asnjë moment”- thotë vendimi.
Në kërkesën drejtuar Apelit, avokati Maks Haxhia kërkon ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të shpejtuar.
“Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë e konsiderojmë të padrejtë, të shpejtuar dhe të pabazuar ne kërkesat e ligjit procedurial. Masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, e vendosur nga gjykata nuk është në përputhje me kërkesat e ligjit procedural. Argumentet e paraqitura nga organi i akuzës të cilat ishin baza ku ata mbështetën kërkimin e tyre për caktimin e masës së sigurimit personal, atë të arrestit në burg, në mungesë, ndaj të arrestuarit Adrian Fullani, të cilat i shërbyen edhe gjykatës në marrjen e vendimit, nuk mjaftojnë për tu bazuar në caktimin e masës së “Arrestit në burg”, thuhet në kërkesën që Fullani dhe Avokati i tij Maks Haxhia i drejtoi Apelit.
Ish-inspektorja Golemi, refuzon të japë dëshminë
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi refuzon pyetjen nga prokuroria, duke kërkuar kohë të njihet me provat kundër saj. Dy oficerët e çështjes, në prani të avokatit mbrojtës kërkuan nga e dyshuara Golemi të japë shpjegime për shkeljet e evidentuara nga prokuroria, por mësohet se ajo ka refuzuar të jap shpjegime. Ndërkohë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit ajo pretendoi se prokuroria nuk e kishte marr në pyetje për të saqaruar pozicionin e saj në lidhje me vjedhjen e 713 mln lekëve në bankën e Shqipërisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com