Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat e PD-së 'mban peng' fletën e votimit, Çaka për Report Tv: Jemi në limite, kjo javë vendimtare

TIRANË- Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat e PD-së mban peng fletën e votimit! KQZ është në limite të kohës, tha Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, i cili shtoi se kjo javë është vendimtare. Ai shtoi se KQZ është në pritje të vendimit që Kolegji Zgjedhor do të marrë nëse do të lë në fuqi vendimin e KAS, që i lejoi PD-së një listë me 222 kandidatë për deputet nga 153 që duhet, apo do e hedhë poshtë.

"Koha është në limite, sepse duhet patjetër që përmbaja e fletës së votimit do të çohet edhe kompanisë për shtypjes, ka procedurën e vetë, por nga ana tjetër ne jemi të detyruar të respektojmë edhe kërkesat e Kodit Zgjedhor, për të respektuar vendimin e KAS dhe për të pritur përgjigjen e ankimimit. Maksimumi dhe 2-3 ditë është limiti që mund të kërkohet dhe nuk kemi ç'bëjmë. Nuk ka afat zyrtar se kur duhet miratuar fleta e votimit, por është e ndikuar nga kushtet pasi kërkohet kohë për shtypje, që bëhen jashtë Shqipërisë,dërgesat, shpërndarja, Duke pasur parasysh praktikën e zgjedhjeve të kaluar, duhet që kjo javë të jepet vendimi përfundimtar", tha Çaka për Report Tv.

Ai ka sqaruar i ftuar në emisioni "Sot Live në Shqipëri" edhe kriteret që do bazohet KQZ-ja, për të përcaktuar fletën e votimit përfundimtare, ku një hallkë e rëndësishme është edhe mendimi i qytetarëve. Për këtë, KQZ nisi dje edhe një sondazh që do të jetë i hapur për 6 ditë.

"Dje KQZ ka publikuar 4 modelet, ndërsa dje në Facebook qytetarët mund të votojnë se cilën fletë duan, do bëjë një analizë të gjerë edhe nga përgjigjet e qytetareve nëpërmjet faqet, edhe mendimit të partive edhe mundësitë teknike dhe pastaj të gjitha këto do të çojnë në një vendimmarrje përfundimtare, por varet nëse vendimi i KAS do të mbetet në fuqi apo jo, se nëse do kemi shumë kandidatë do të vështirësojë edhe fletën e votimit, psh, nëse marrim rastin e Tiranës, që mund të ketë maksimumi 45 kandidatë kjo do të rrisë edhe madhësinë e fletës së votimit", tha Çaka.

Në fund, ai është ndalur edhe te teknologjia që do të ofrohet në këto zgjedhje, ku tha se për identifikimin biometrik janë gati të gjitha pajisjet, e ndërsa për votimin elektronik në një KZAZ në Tiranë, do të nxjerrë përgjigjen brenda 2 orëve pas mbylljes së qendrës së votimit.

"Teknologjia, identifikimi biometrik, nga pikëpamja materiale është zgjidhur, 5200 qendra votimi. kurse sa i përket votimit dhe numërimit elektronik edhe aty është lidhur kontratat, ka pasur edhe testime. Përgjigja do të dalë brenda 2 orësh nga mbyllja e qendrave të votimit", përfundoi Çaka.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja