Vendimi i KQZ për numëruesit, PDIU:
Është antiligjor, na mohohet e drejta

Vendimi i KQZ për numëruesit, PDIU:<br />Është antiligjor, na mohohet e drejta
Vendimi i sotshëm i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që i mohoi PDIU-së, numërues në zgjedhjet e 21 qershorit, është haptazi antiligjor”. Kështu u shpreh sot pasdite, Erjon Manohasa, përfaqësues ligjor i PDIU-së në KQZ.
 
Sipas tij, praninë për herë të parë në grupet e numërimit PDIU-së ia jep ligji dhe numri i deputetëve në parlament. “Kodi Zgjedhor parashikon se çdo parti parlamentare që ka më shumë se dy deputetë, ka të drejtën e numëruesve”, tha Manohasa.
 
“Neni 96 i Kodit Zgjedhor përcakton shprehimisht se “Partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve, përveç partive që propozojnë kryetarin dhe nënkryetarin e KZAZ-së, përcaktohen pas hedhjes së shortit në KQZ ndërmjet listës së partive politike të shumicës parlamentare dhe listës së partive të opozitës parlamentare të regjistruara në zgjedhje dhe që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh ai.
 
“PDIU ka fituar jo dy, por pesë mandate në zgjedhjet pararendëse, çka e bën flagrante shkeljen e sotshme, pa asnjë arsyetim, të shumicës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PDIU do të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të vendit të zbatojnë ligjin dhe vëzhguesve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të parandaluar këtë tjetërsim të të drejtave ligjore, ditën për diell”, theksoi Manohasa.

Idrizi në Facebook: Vendimi i KQZ, haptazi antiligjor 
Edhe kryetari i PDIU-së dhe njëkohësisht nën/kryetar i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, e ka cilësuar vendimin e KQZ-së që mohon të drejtën e PDIU-së për të pasur numërues në zgjedhjet e 21 qershorit, siç parashikon Kodi Zgjedhor si, haptazi antiligjor.
 
“Prania në tavolinat e numërimit është e garantuar nga ligji dhe nga numri i deputetëve në parlament. Pas votimit të turpshëm të KQZ-së po u them anëtarëve që ka ikur koha e vjedhjes së votave të PDIU-së. Ne do të ankimojmë në Kolegjin Zgjedhor, ku u bëj thirrje të zbatojnë ligjin. Do ta ndjekim problemin në dinamikë dhe do të marrim vendimet e duhura për garantimin e zgjedhjeve të ndershme. Ka ikur koha që për zgjedhje të vazhdojë parimi Stalinist: Populli voton e të mëdhenjtë numërojnë e vjedhin votat e të tjerëve!”, shkruan Idrizi në postimin e tij në “Facebook”.
 
 
 
KQZ, përjashton PDIU-në nga shorti për anëtarët e GNV 
KQZ përjashtoi sot nga shorti për zgjedhjen e anëtarit të 3-t dhe të 4-t të Grupeve të Numërimit të Votave, PDIU-në. Shorti do të hidhet mes LSI-së dhe PR-së. Ky vendim u mor me 4 pro, pasi PDIU është pjesë e koalicionit të majtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debatoi pr/vendimin “Për caktimin e partive politike, të cilave u lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave (GNV), për zgjedhjet vendore.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete