TIRANE- Tetë muaj, pas dhënies së vendimit të pafajësisë ndaj vëllezërve Julian dhe Elio Imeraj, vritet babai i dy vllezërve në qytetin e Fierit. Dyshimet flasin se vrasja e Ilir (Agron) Imeraj, vjen si një vetëgjyqësi e bërë nga njerëzit e afërt të viktimës Koli Veshi, të ekzekutuar në hyrje të pallatit të tij në vitin 2011. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës së Fierit që shpallte të pafajshëm në shtator të 2013 vllezërit Imeraj. Mirëpo në pamundësi për të marrë drejtësi, njerëzit e viktimës kanë vendosur të japin vetëgjyqësi, duke ekzekutuar me armë zjari Ilir Imeraj, babain e vllezërve të akuzuar për vrasjen e Koli Veshit dhe plagosjen e djalit të tij 21-vjeçar.

Çështja momentalisht ndodhet në gjykatën e Apelit Vlorë, ku gjyqtare është caktuar Alma Liçaj, e cila e ka shtyrë për 7 herë me radhë dhënien e vendimit, ku shtyrja e fundit është bërë në 15 maj 2014. Gazeta boton të plotë dëshminë e dëshmitarit kryesor Eni Veshi, djalit të viktimës, i cili u plagos nga dy vëllezërit dhe përgjimet e kryera nga prokuroria e Fierit. Vrasja është kryer me një pistoletë pistolete model “R-51 POLICE”.

Vendimi i gjykates se fierit me logo
(Në foto: Faksimile e vendimit të Gjykatës së Fierit)

Dëshmia
Në deklarimet e datës 12.09.2011 shtetasi Eni Veshi ka pohuar se: “Në momentin që më qëlluan me armë tek hyrja e pallatit ai që më qëlloi me shau “a të q…. robt” dhe unë menjëherë ktheva kokën dhe dallova nga zëri që erdhi, që njof mirë, si dhe pamja e tij dhe e them me plot bindje se ky person është Julian Imeraj”. Eni Veshi ka ikur menjëherë lart në shtëpi dhe i ka thënë të ëmës: “Mama më goditi Juliani dhe babi është poshtë”. Deklaron se më pas tha se ka dalë në dritare dhe ka bërtitur: “O Julian të njoha, mirë me mua po me babain ç’pate”. Nga dritarja e dhomës matanë që duket komplet hyrja pashë dy persona me maskë që po largoheshin”. Dëshmitari pohon se këto deklarime nuk i ka bërë radhën e parë se këta persona kanë qënë të lirë dhe ka pasur frikë për familjen e tij.

Përgjimet
Nga biseda e rregjistruar midis të pandehurve Julian dhe Elio Imeraj veçohet ky komunikim sipas prokurorëve:
Elio- O ti q… ropt….telefon telefon…..ka vdekur
Julaini- Eee ti s’di gjë
Elio- Une s’di gjë ore jo

Juliani- Eshtë kapur një pistolet
Juliani- Na ka vajtur ters
Elio- Ça do, për ça arme
Juliani- Shëët

Elio- Ee
Juliani- Po ti o rrote k…..aty e
Elio-Jo…Endri
Juliani- “…..’ – Elio “jo”
Juliani- Mos -
Elio- S’e kam, se kam prekur

Juliani – Ti më kë ishe tek lokali
Elio- Me atë gocën orë, me atë shoqen

Po kështu është bërë përgjimi ambjental i bisedës të Mimoza Imeraj dhe Elio Imeraj ku veçohet ky moment:
Elio-  Ne jemi thirrur se kemi qënë ne që jemi zënë me atë e kupton
Mimoza- I di unë të gjitha, më mirë se ti

Mimoza- Që na keni futur në rreth të kuq tani, se kush më përpara, se kush më prapa, ai lart e di,ishalla që unë të mos shikoj gjë. Që dije deri tani vetëm po lutem, them ishalla unë që mos të më shikojnë gjë sytë- kaq, në qoftëse mbyllet ky muhabet po vetëm me mua po vetëm të shpëtoj.
Elio- Ça thua moj, ça thua.
Mimoza-Në qoftëse ka gjë të vërtetë.

Elio- Ça gjëje të vërtet di, çfarë gjëje duhet të kem, ne ishim të gjithë bashkë.
Mimoza - Ishim bashkë, i përjashtoj të gjitha mundesitë unë, i përjashtoj se s’më le as zemra as shpirti, por në momentin që thua ti….
Elio- Ka këtu ndonjë gjë, kanë kapur prova, janë kapur të gjithë 
Mimioza- S’korrespodon asgjë me juve.
Elio-  Prandaj po them u morën shenjat e gishtave, u morën të gjitha. Mbrëmë kishin vajtur tek lokali ku ishim ne……biseda vazhdon me zë shumë të ulët.
Elio-   Po Besa ku është

Mimoza- Në shtëpine e saj, siç e ndoqe ti erdhën në shtëpi s’u hapi derën.
Elio – S’e hapi
Elio-  Mua më morën çik telefonin që kur isha atje.
Mimoza- Kush të mori
Elio-  Një shok, more di gjë tha kanë vrarë, ai me tha mua një herë kanë vrarë, një herë i kishin gjuajtur
Mimoza-  Po pastaj

Elio-   kaq, ky është vend pa, të iki Mondi, Besa, Juli për siguri në Tiranë.
Mimoza-  Sikur të dalim pa lagur nga kjo çështje, une them shumë mirë që …… ku e di unë e shkreta.
Elio-  Ne vajtëm bëmë atje lart shenjat e gishtave të duarve, na morën ato këtu komplet, ishte gjetur armë.

Mimoza -   Eshtë gjetur armë?
Elio-   Eshtë gjetur, s’ka pse të fshihemi.
Mimoza- Pse do të fshihesh, na morën në qafe.
Mimoza- E kishe vrarë fare. Shiko një çik këtë telefonin kur e ka bërë Juli, kur e ka bërë Juli.
Mimoza-  Se atje kishin thënë që të kishin parë që kishe kaluar, se mos të provokojnë.
Elio- Kishte kaluar kaq, ça ka këtu.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)