Spartak Braho: Strasburgu kërkon rihetim të plotë të 21 janarit! SPAK e merr në dorë brenda këtij viti! Fajtor kryesor Berisha, urdhëroi vrasjet

Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.

Ish-deputeti Spartak Braho i ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço u shpreh se ai e interpreton vendimin e Strasburgut si orientim për të rihetuar çështjen e 21 janarit.

“Ku flet Strasburgu flet zoti që do të thotë se i tëri ai proces duhet të rihetohet. Përgjegjësit e asaj masakre duhet të rihetohen e thotë dhe dokumenti. I referohet termit shtet shteti në atq kohë ishte presidenti dhe qeveria. Presidenti Bamir Topi kryesministër Sali Berisha. Garda ishte institucion që ruante objeketin e rëndësisë së veçaktë që ishte kryeministria. Siç thotë dhe vendimi armënt janë përdorur në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. S’mund të përdoren kur ska turmë të armatosur.

Andrea Prendi ka urdhëruar për qitje që janë shkaku kryesor që u vranë katër demonstrues. U bënë hetime por çuditërisht ndodhën disa ndërhyrje gjatë hetimeve, prishën provat fshirja e serverit, ndërrimi i gjilpërës së armëve dhe kur prokurorja e asaj kohe zonja Rama urdhëroi që gardistët të pyeteshin ata nuk shkuan fare me urdhdër të kryeministrit dhe zotit Prendi. Kjo ngjarje që një dëshmi e qartë e organizimit të një përgjakjeje të një treguesi gjakësor të pushtetit të asaj kohe të institcioneve. Hetimi nuk arriti të gjejë fajtorët e vërtetë. Ky është shën Strasburgu. Kjo është masakër që duhet hetuar. I tërë orientimi është për një rihetim të plotë të çështjes.”

Sipas Brahos brenda këtij viti SPAK do ta rifillojë hetimin për këtë çështje për të cilën thotë se përgjegjësi kryesore ka Sali Berisha. Thirrja e Brahos për SPAK është që të ngarkojë specialistë të mirë për të hetuar këtë çështje pasi sipas tij shumë prova janë manipuluar. Edhe Gjykata e Strasburgut tha se ka gjetur mangësi në ligjin për përdorimin e armëve në operacionet e kontrollit të turmës: "Shteti dështoi të kontrollojë ngjarjen dhe përdori forcën vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e Nikës: Qeveria ka pranuar se një përdorim i tillë i forcës ishte joproporcional".

“Thirrja ime është që SPAK të ngarkojë ca specialistë të mirë në këtë çështje sepse mjaft prova janë manipuluar. SPAK e ka mundësinë që ta hapë këtë çështje. Mendoj se fajtori kryesor në këtë çështje është Sali Berisha në valle të kësaj pune, ai duhet të përgjigjet i pari.  Ishte këmgëngulja e familjarëve e një zonje e cila nuk la derë pa trokitur por që e çoi çështjen deri atje ku duhet dhe e keqja doli. Drejtësia vonon por nuk harron. Dhe në këtë mes çdo gjë ka ardhur atje ku duhet të vinte. Thirrja ime është që SPAK të ngarkojë ca specialistë të mirë në këtë çështje sepse mjaft prova janë manipuluar.

Besoj brenda këtij viti fillon hetimi. Pastaj ka nevojë për një hetim mjaft të thelluar se mund të thotë saliu s’kam unë përgjigjësi për vrasjet është trembur. Ka përgjegjësi. Përgjegjësi si kryeministër. Komandanti i gardës po të jetë burrë thotë ai më dha urdhër të godas. E ka thënë dikur Prendi që ai më tha godit qëllo. SPAK është i detyruar të zbatojë vendimin e gjykatë së Strasburgut, shpresojmë që këtë rradhë drejtësia të vihet në vend.”, tha Braho në Report Tv.

Gjykata e Strasburgut vë në dukje se Prokuroria e Përgjithshme është përballur me një detyrë të vështirë "Hetimi  i kryer në këtë rast nuk mund të konsiderohet si efektiv e që të çon në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e supozuara dhe të vërtetimit të së vërtetës. Fokusi duhet të jetë në përgatitjen e ndjekjeve penale kundër atyre që dyshohen se kanë kryer krime. Duhet pranuar se disa nga aktet e kryera këtë ditë duhet të konsiderohen si krime, pavarësisht nga klima politike dhe pavarësisht se kush e nisi dhunën. Ekziston nevoja për hetime të plota, të paanshme dhe të besueshme për njeriun shkeljet e të drejtave të cilat ndodhën më 21 janar 2011", thuhet më tej.

Në 21 janar 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive. Protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha. Por, kur turma tentoi të hynte në oborrin e Kryeministrisë, situata u tensionua dhe shumë shpejt nisën të shtënat me armë nga ambienti i brendshëm.

Ishin familjarët e Nikës të cilët dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin dy vite më parë për vrasjen e Nikës, por familjarët kërkuan që çështjen ta marrë në dorë SPAK. Një hetim i mëparshëm për vrasjet e 21 janarit dërgoi të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Hekuran Dedajt, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit ndodhën nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.  

Lajmi në përditësim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Vendimi i Strasburgut per Aleks Niken/  Deputeti Eduard Ndreca: Drejtesia vonon, por nuk harron

1699992505_lflflflflf.PNG

Deputeti socialist Eduard Ndreca

Deputeti socialist Eduard Ndreca ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, ku gjatë një proteste të  organizuar nga Partia Socialiste, mbetën të vrarë 4 protestues, një ndër ta ishte Aleks Nika.

Ndreca shprehet se vendimi i sotëm i Gjykates se Strasburgut për nisje nga e para të hetimeve në lidhje me çështjen e “21 janarit” :tregon se drejtesia vonon por nuk harron.”

"Vendimi i Gjykates se Strasburgut per 21 janarin tregon se drejtesia vonon por nuk harron. Aleks Nika e tre protestues te tjere u vrane padrejtesisht nga shteti e minimalisht drejtesia duhet vene ne vend. Pergjegjesit duhet te japin llogari. Nuk mund ta harroj kurre ate dite, kur bashke me Aleks Niken e shume te tjere nga Lezha ishim ne shesh duke protestuar paqesisht. Nje dite proteste qe duhej te ishte e zakonshme u kthye ne nje dite te zymte per historine e moralin e ketij vendi, ku shteti vret qytetaret e vet sepse guxojne te mendojne ndryshe e te protestojne.

ZOTI mos e dhente kurre qe ngjarje te tilla te perseriten, sepse pertej politikes jemi vllezer te nje gjaku e kush e thyen kete meriton perbuzje e ndeshkim',- shkruan Ndreca.

Ora 20:29
Berisha nuk zbaton vendimin e GJKKO, Spartak Braho: Do ta marrin për zverku, do ta flakin në qeli ose në shtëpi

 

Ndërkohë që Sali Berisha refuzon të njohë dhe të zbatojë vendimin e GJKKO për t’u paraqitur të hënën e parë dhe të tretë të muajit para oficeres gjyqësore të SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Spartak Braho i ftuar në “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon deklaroi se masa ndaj ish-kryeministrit do ashpërsohet.

Pyetje: Cfarë do ndodhë me Berishën që refuzon të zbatojë vendimin e Gjkykatës?

Spartak Braho: “Unë di që ata do ta marrin për zverku dhe do ta flakin ose në qeli ose do ta flakin aty brenda në shtëpi.”

Ora 19:46
Spartak Braho: Më 21 janar djali im ishte në protestë me shokët, i kanë kaluar plumba sipër kokës! Saliu kishte frikë

 

Spartak Braho i ftuar në "Frontline" në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço ka treguar se ditën e 21 janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues përpara Kryeministrisë ka qenë në zyrë. Në protestë Braho thotë se ka qenë djali i tij.

Pyetje-përgjigje

Si e mbani mend 21 janarin?

Spartak Braho: Kam qenë në zyrë kurse djali im ka qenë aty përpara kryeministrisë me shokë të tjerë kanë pritur dhe plumba sipër kokës. Janë shkrehur fishekë për të trembur njerëzit.

Si keni përcjellë 21 janarin?

Spartak Braho: Me dhimbje. Përjetimi është njerëzor, human. Dhimbjen më të madhe e patën familjarët e viktimave. Mora vesh se plumbat që kishin goditur ata ishin të automatikëve të gardës.

Spartak Braho: Saliu kishte frikë më 21 janar. Ai është frikacak, mos e shiko që bërtet ashtu. Ai ishte frikacaku më i madh. Njeriu që i nxirrte frikën Saliut ishte Azem Hajdari por iku shpejt.

Nga se kishte frikë?

Spartak Braho: Kanë ikur dhe socialistët nga zyra në 98. Ikën se e dogji Saliu të gjithë kryeministrinë. Nuk do të thotë gjë që ikën nga zyra, kur shikon që të vijnë forca të gjakësuara do largohesh. Porositë e gardistëve ishin qëlloni direkt në mish.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 14/11/2023 20:02

    Berisha, Basha, LSI dhe e gjithe opozita e sotme parlamentare eshte fajtore! SPAK tua marre partite ketyre dhe tia jape Adriatik Lapajt vulat e partive opozitare! Vetem ai duhet te kete te drejte te perfaqesoje opoziten e ardhshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve