Vendimi i Qeverisë/ Shpërblimet për pensionistët, afati dhe kategoritë që përfitojnë

Vendimi i Qeverisë/ Shpërblimet për pensionistët, afati dhe kategoritë që përfitojnë

Mbledhje Qeverie

Këshilli i Ministrave vendosi dje shpërblimin në masën 5.000 lekë, të pensionistëve të të gjitha kategorive. Sipas VKM-së të publikuar nga qeveria, përfitues të shpërblimit me rastin e festive të Vitit të Ri do të jenë në radhë të parë personat që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social. Po kështu, përfitojnë personat që marrin pension, sipas ligjit “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

Po kështu, marrin shpërblimin në po atë masë personat që marrin pension sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.

Gjithashtu, do të jenë përfitues personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

Ndërkohë, e marrin shpërblimin edhe persona që nuk marrin pension, por bëjnë pjesë në kategori të caktuara. Në radhë të parë, janë personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare sipas ligjit “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar””, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta.

Të drejtën për të përfituar shpërblimin prej 5 mijë lekësh e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të pensionit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pra datën 12 dhjetor 2018.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3.278.000.000 lekë dhe do të përballohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore, i miratuar për vitin 2018.

Sipas qeverisë, shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2018 dhe do të paguhen të gjitha brenda këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2018, ato të paguhen gjatë vitit të ardhshëm.

Kategoritë e personave që përfitojnë nga VKM për shpërblimin e fundvitit :

Personat që marrin pension pleqërie

Personat që marrin pension invaliditeti

Perspnat që marrin pension familjar

Personat që marrin pension social

Personat që marrin pension si ish-kooperativistë

Personat që marrin pension si ish-punonjës që kanë punuar në miniera në nëntokë

Persona që përfitojnë trajtim të veçantë financiar pasi kanë punuar në ndërmarrje të industrisë ushtarake

Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ushtarakë, punonjës të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm

Persona që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare 

Persona të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 13/12/2018 13:32

    RRofshin sahan lepiresit dhe konet e pushtetit,pa le te mos ken as brek ne bithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën