Vendimi korruptiv/ Gjykata dha pafajësi 3 vjedhësve të pronës së shtetasve austriakë

Vendimi korruptiv/ Gjykata dha pafajësi 3 vjedhësve të pronës së shtetasve austriakë

Foto ilustruese

Si rezultat i tjetërsimit të 2 mijë metra katror nga ana e trashëgimtarëve të Neki Radovickës nga ana e trashëgimtarëve të Neki Radovickës, të afërmit e doktor Shaqir Kolonjës, në vitin 2015 kanë depuzituar një kallëzim penal për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Hetimi është administruar nga prokurorja Antoneta Sevdarasi në prokurorinë e Tiranës, ku dy vite hetime, janë marrë të pandehur shtetasit përfitues të kësaj toke, Alma Radovicka, Gazmend dhe Gëzim Radovicka,për akuzën e Pastrimit të Produkteve të veprës penale, dhe jo për “Falsifikimit të dokumentave”, pasi kjo akuzë është parashkruar për shkak të tejkalimit të afatit kohor.

Gjatë hetimeve, prokuroria arriti të sekuestrojë dhe llogaritë bankare të 10 përfituesve të shumës së parave të përfituar nga shitja e kësaj prone. Të tre të akuzuarit kërkuan gjykim të shkurtuar dhe brenda pak muaj gjykata doli me vendim përfundimtar. Por megjithëse prokuroria kërkoi dënimin me 5 vite burg për secilin nga tre trashëgimtarët e familjes Radovicka, treshja e gjyqtarëve Artan Gjermeni, Arben Micko, Albert Meçe vendosin të japin pafajësi.Vendimi i pafajësisë është dhënë dhe në prezencë të përfaqësuesve të Ambasadës Austriake në Tiranë, të cilët e kanë ndjekur me vëmëndje këtë process gjyqësor.

Ky vendim i dyshimtë ngreh pikëpyetje për veprime korruptive nga gjykata, ndërkohë që prokuroria e Tiranës ka provuar nëpërmjet një hetimi 2 vjeçar, se bërja pronar e familjes Radovicka për sipërfaqen 2000 m2 është realizuar nëpërmjet veprës penale të fallsifikimit dhe shitja të Ambasada Turke,përbën pastrim të produkteve të veprës penale.

Sekuestrimi i 1.3 milion eurove

Çështja penale ka mbëritur në gjykatë në datën 15 mars 2018, ndërkohë në 13 tetor 2017 bën bllokimin e shumës prej 1.3 milion euro, qe rezultoi nga shitja e tokës, te gjetur në llogaritë bankare të abuzuesve dhe të fëmijëve të tyre.Njëherësh në gjykatën penale depozitohet në emër të familjes Kolonja dhe padia civile për marrjen e shumës së përfituar nga shitja nga pronarët ilegjitimë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar gjykata penale megjithëse prokuroria kërkoi një dënim 5 vjet burg për të pandehurit, dhe kjo për shkak të moshës së tyre, gjykata e Tiranës në datën 25 Tetor 2018 merr vendimin skandaloz të pafajësisë dhe zhbllokimit të shumës prej 1.3 milion euro. Në këtë mënyrë rezulton, që shteti shqiptar me qëndrimin e vet të hapur i thotë pronarëve legjitime mos kërkoni pronën, dhe e vetmja mundësi ngelet kundravlefta në shumë financiare.

Ndërkohë nëpërmjet veprimeve korruptive gjykatat me korrupsion i lirojnë dhe paratë. Që prej vendimit të 25 tetorit 2018, “de facto” shtetasit shqiptaro-austriakë, mbeten pa pronë dhe nuk mund të përfitojnë as një cent nga prona e tyre legjitime.

Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Tiranës, ku është provuar nëpërmjet një hetimi 2-vjecar se bërja pronar e familjes Radovicka është realizuar nëpërmjet veprës penale të falsifikimit. 

Harta e tokës

Harta e tokës

Verifikimi i llogarive bankare

Gjatë gjykimit është kryer një akt-ekspertimi dhe nga ekspertimi topografik është arritur në konkluzjonin se sipërfaqja prej 2000 metra katror e blerë nga shtetasi Shaqir Kolonja në vitin 1940, ndodhet brenda sipërfaqes së pronës që familja e Radovikës ia ka shitur Ambasadës Turke.

Gjithashtu gjatë gjykimit civil trashëgimtarët e familjes Radovicka kanë qënë dakord me anullimin pjesërisht të vendimit dhe Komisiopnit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronava, për sa i takon sipërfaqes 2 mijë metra katror, sipërfaqe të cilën babai i tyre ia ka shitur familjes Kolonja. Ndërkohë nga dokumentacioni i marrë në një bankë të nivelit të dytë,rezulton se në llogaritë e shtetasve Gazmend Radovicka, Alma Zedeja dhe Gëzim Radovicka kanë kaluar në datën 30 qershor 2011, shumat 2.009.119 euro për secilin nga shitja e kryer.

Një pjesë e këtyre parave janë transferuar tek fëmijët apo bashkëshortët ose janë përdorur për të blerë pasuri të ndryshme. Pra shtetasit Gazmend dhe Gëzim Radovicka dhe Alma Zadeja kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme minimalisht shumën prej 2 milion euro e cila i korrespodon shumës së përfituar nga shitja e 2 mijë metra katrot që në fakt i takojnë trashëgimtarëve të të ndrjerit Shaqir Kolonja. Shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme si produkt i veprës penale më pas është investiar në pasuri apo është transferuar tek persona të tjerë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën