Apeli lë në fuqi vendimet/ Lazaratasit karrige gjykatësve dhe gazetarëve, policia nuk mbron mediat

TIRANË-Tension dhe dhunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë me dy dënime përjetë dhe në total për të gjithë grupin ka ulur në total vetëm 2.4 vite kanë reaguar duke e kundërshtuar me dhunë. Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues pas vendimit, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”, etj. Në sallë në momentet e tensionit ishin të pranishëm edhe disa gazetarë të kronikës, por fatmirësisht asnjë nga trupi gjykues dhe nga gazetarët nuk është lënduar nga karrigia e hedhur nga fundi i sallës, pasi të pranishëm ishin disa efektivë policie që ndërhynë.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se incidenti ka vijuar edhe jashtë sallës, pasi janë ofenduar dhe tentuar që të goditen gazetarët. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit ku janë goditur me shkelma dhe janë ofenduar gazetarët te Gjykata e Krimeve të Rënda, mes të cilëve ishte edhe operatori i Report Tv. Siç shihet edhe nga pamjet e xhiruara nga kameramani i 'Report TV,  njëri prej familjarëve tentoi që të godasë me shkelm kameramanin, ndërsa ai filmonte irritimin e lazaratasve brenda ambienteve të gjykatës, por, fatmirësisht, goditi vetëm derën e institucionit.

Në momentin që gjykata e Apelit po jepte vendimin për grupin e Lazaratit, familjarët hodhën karrigen nga reshti i fundit. Gjyqtarët nuk janë lënduar, pasi ka ndërhyrë një nga efektivët që ndodhej në sallë.

Tensioni brenda në sallë vijoi edhe jashtë, teksa në momentin që po dilnin familjarët goditën kameramanët. Aty ishte edhe operatori i Report Tv, ndërsa ishte duke filmuar përtej xhamit, dera u qëllua me shkelm.

Policia qëndronte në dy bare pranë dhe nuk ka ndërhyrë për t ú ardhur në ndihmë gazetarëve që u dhunuan nga familjarët. Policët ishin në tendat e lokaleve për t’u ruajtur nga shiu. Si policia e Burgjeve dhe Forcat e Komisariatit nr. 3 nuk ishin aty. 

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta


Vendimi i Gjykatës së Apelit për të dënuarit e grupit të Lazaratit
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimet e Shkallës së Parë për grupin e Lazaratit që akuzohet për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në 25 qershor 2015 (Lexo këtu). Për Albion Alikon dhe Bajram Bocin u lanë në fuqi dënimet përjetë, por ashtu edhe për 7 anëtarët e grupit, ndërsa të vetmit që përfituan ulje ishin Alban Aliko me 2 vite dhe Elson Kasma me 4 muaj. 

Vendimet për anëtarët e grupit të Lazaratit; 
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Elvis Boçi – 35 vite burg-Mbetet në fuqi
Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite
Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite

Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
VIDEO/ Momenti kur lazaratasi tenton që të godasë me shkelm gazetarët

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur njëri prej familjarëve të grupit të Lazaratit teksa po dilte i irrituar nga salla pas vendimit ka tentuar që të godasë operatorin e Report Tv që po filmonte ngjarjen.

Operatori ndodhej pas derës së gjykatës duke filmuar nga xhami (pasi kamerat nuk janë lejuar në sallë) kur lazaratasi ka goditur me shkelm. Policia nuk ka ndërhyrë në asnjë moment për të mbrojtur gazetarët pas dhunës që nisi brenda në sallë dhe vijoi jashtë. 

Ora 14:07
FOTO/Incidenti te Krimet e Rënda, familjarët të dënuarve të Gjyqit 'Lazaratit II' tentojnë të godasin gazetarët
Ora 13:44
Avokati Nikolla: Vendimi i padrejtë, por media nuk meriton fyerjet

Avokati i njërit prej të dënuarve të grupit të Lazaratit, Bashkim Nikolla ka reaguar fill pas tensionit dhe dhunës që është ushtruar nga familjarët e tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ai u shpreh për mediat se dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve dhe gjyqtarëve duhet konsideruar si një moment i vështirë psikologjik për familjarët. Avokati Nikolla cilësoi se gjendja e tyre e rënduar psikologjike megjithatë nuk duhet të përkthehet në veprime dhune tek përfaqësuesit e mediave, pasi këto të fundit, sipas tij, i kanë ndenjur afër të dënuarve duke e pasqyruar drejt rastin e vrasjes së efektivit të policisë Ibrahim Basha.

“Më vjen keq për këtë që ndodhi. Ky është një moment i vështirë psikologjik për familjarët, të cilët kanë tre vjet që presin drejtësinë. E megjithatë, nuk duhet të përkthehet në veprime të tilla tek përfaqësuesit e mediave, pasi ju i keni ndenjur afër dhe e keni pasqyruar drejt”, iu shpreh avokati gazetarëve të pranishëm. 

Më tej, ai komentoi edhe vendimin e gjykatës, duke e cilësuar si “copy paste” të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Duke renditur një sërë pasojash që mund të sjellë ky vendim, avokati deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë provë të vetme se kush është vrasësi dhe se ky i fundit, sipas tij, mund të jetë i lirë.

Nuk është hetuar dhe nuk është marrë mundimi të hetohet. Që nga data 24 qershor asnjë veprim procedurial nuk është marrë. Ibrahim Pasha është vrarë nga një drejtim tjetër, në një largësi që godasin vetëm snajperët. E megjithatë, unë them që nuk është vonë që çështja të hetohet.

Bashkim Nikolla, Avokat

Avokati Nikolla u shpreh më tej se për vendimin e sotëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pala e të akuzuarve do t ‘i drejtohet Gjykatës së Lartë.

Ora 13:22
'Lazarati 2' tek Krimet e Rënda, Armand Bajrami: Pati fjalë fyese dhe dhunë ndaj gazetarëve

TIRANË- Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, por u ndaluan nga efektivët e policisë që ndodheshin në sallë. 

Pas gjykatësve, të radhës që u dhunuan nga familjarët ishin gazetarët të cilët ndodheshin jashtë ambjenteve të Gjykatës për të raportuar, këtë herë të pambrojur nga efektivët e pranishëm.

Në një prononcim për Report Tv, gazetari i ABC News ka shpjeguar situatën me të cilën ai dhe kolegë të tjerë u përballën teksa po raportonin mbi vendimin ndaj grupit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.  

Pati fjalë fyese dhe dhunë ndaj gazetarëve ana e familjarëve. Pati një tentativë të qëllohej gjykata me karrike por u ndaluan nga punonjësit e policisë.

Armand Bajrami, gazetar 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 20/11/2018 16:59

    E papranueshme qe gazetaret te ikin te tmerruar nga dhuna e nje Lazoje hashashaxhi dhe ku ne ambjentet e gjykates dhe ne prezence te policise. Ku jemi ketu ne Kabul? E arestoi poicia kete fytyre qen? Denimet nuk jane te plota, duhen shpqeruar me gjoba dhe me sekuestro te pasurise se paligjshme. Keto shpirtzeza qe qajne me oii i kane gjalle bastardet e tyre edhe perse ne burg, ndersa polici qe u vra ne krye te detyres dhe ndodhet nen dhe ishte ne kulmin e moshes. Guxojne Lazot dhe bejne te tilla gjera ne Tirane, po atje ne fshat? Futini fadromen dhe prishini vilat e droges.

    Përgjigju
  • ana: 20/11/2018 16:46

    u prefte ne paqe ibrahim basha ti denojne sa te duan po ai nuk vjen me .Djale i mrekullushem Djale me besim u prefsh ne paqe bir.

    Përgjigju
    • Justice: 20/11/2018 17:52

      Me ka ardh keq per ate djale sikur te kishe vite qe e njihja...

  • boti: 20/11/2018 15:58

    Minimal burg 25 vjet per kete krim.. Keq me vjen per nenat dhe vajin e tyre, por nuk besoj te kene qare per ate policin kur e vrane katundaret e Lazaratit. Shteti nuk duhet te pranoje dhunen ne momentin e dhenies se denimit, lere pastaj dhunen ndaj gazetareve. RRasi nja dy dite ne biruce te kuptojne agresoret se cdo te thote shtet.

    Përgjigju
  • moderni: 20/11/2018 14:13

    kalbini ne burg keta kriminele e kafshe te egra nga lazarati.

    Përgjigju
  • Fredi: 20/11/2018 13:59

    Hahahahahahaha i dërrmuan! Hahahahah!

    Përgjigju
    • Arjani: 20/11/2018 17:13

      Të gjithë në burg për jete.Kush vë dorë mbi policinë të pushkatohen jo të lihen të lire

  • Erik: 20/11/2018 13:48

    Bravo, denim i merituar.

    Përgjigju
    • Tironsi: 20/11/2018 14:11

      Po cfar vendimi i merituar.... A je ne rregull nga trut... Me Vra punonjesin e policicis e denohet me 17 vjet burge .... organizon grup te armatosr me 12.7 e vret policin denohet 17 vjet.... Ne burg duhet te jete dhe grupi i gjykatesve... e jo ti hudhi karike...

  • Bora: 20/11/2018 13:21

    Me ne fundbpo shohim pak drejtesi.

    Përgjigju
    • Faik: 20/11/2018 19:38

      Jo Jo Bora akoma Nuk po shohim Drejtësi ! Këta KRIMINELËT e Lazaratit meritojnë edhe më KEQ sepse i morën Jetën Djalit të Vetëm që kishte Familja (IBRAHIM BASHA) !! 98 % e GJYQTARËVE dhe PROKURORËVE që NUK kanë kaluar në Sitën e VETTINGUT akoma , janë KRIMINELË dhe HORRA , njësoj si këta të Paudhët e Lazaratit !! A e pe dje se Çfarë bën me XHIKËN e LSIsë (HAJDUTIN me DAMKË)?? E Liruan nga Akuza e KORRUPSIONIT , dhe po e Akuzojnë vetëm për Shpërdorim detyre ??! DREJTËSIA e PLEPAVE të Durrësit !!!! Gjyqtarët dhe Prokurorët e KRIMIT që Liruan XHIKËN e LSI që GRABITI 50 MILJON €URO janë më KRIMINELË sesa këta Banditët e Lazaratit dhe duhet të shkojnë në BURG.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike