Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar Kuvendin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, është konsideruar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një vendim që tregon pavarësi dhe integritet të gjykatës. Ambasada thotë se SHBA mbështet fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional e të pavarur.

"Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve", thuhet në reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Meta, ka pasur reagime të vakta nga palët politike. Nga mazhoranca deputetwt Balla e Spiropali kanw evidentuar faktin se Kushtetuesja ka deklaruar se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën por butë e jo rëndë. Sipas Ballës nuk ka shqiptar që nuk mendon se Meta duhej shkarkuar dhe se asgjë nuk e zhbën figurën qesharake të tij në këtë detyrë.

Gjykata Kushtetuesi njoftoi dje vendimin e marrë për Presidentin Meta duke dalë në pëfundimin se Meta nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Pro shkarkimit të Metës votoi vetëm gjyqtari Altin Binaj, ndërsa 6 gjyqtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, votuan kundër propozimit të Kuvendit. 

Kanë qenë 6 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që akuzat ndaj Ilir Metës për përfshirje në fushatë zgjedhore, cënimi i sigurisë publike dhe cënim të marrëdhënieve më ndërkombëtarët, nuk i kanë vlerësuar shkelje të rënda Kushtetutës. Kundër shkarkimit të Metës ka qenë kryetarja e Kushetueses, Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo, Sonila Bejtja. Kundër është rreshtuar dhe gjyqtarja Fiona Papajorgji, kundër së cilës Meta ka kërkuar procedim disiplinor. Ka qenë vetëm gjyqtari Altin Binaj që shkeljet i ka konsideruar të rënda. Diskutime megjithatë ka pasur mes gjyqtarëve lidhur me procedurat që ka ndjekur Kuvendi për ta shkarkuar. 

Kujtojmë se një prej arsyeve se pse Kuvendi i Shqipërisë kërkoi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ishte edhe një përplasje e këtij të fundit me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim. Mazhoranca e konsideroi se cenim të marrëdhënieve me partnerët strategjik këtë veprim të Metës, gjë e cila siç duket nga Gjykata Kushtetuese është konsideruar jo shkele të rëndë.