Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka konsideruar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si qëndrim me dy standarde.
Sipas Spahos për Tahirin që u akuza për trafik droge u hetua në liri dhe u la i lirë, ndërsa kuksianët që luftojnë për bukën e gojës u hetuan në burg dhe u dënuan me burg vetëm se protestuan.
Reagimi i plotë i Spahos:
"Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.
Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.
Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.
Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.
Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD."
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 860
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 Janari/ Tahiri paditi Bashën në 2015, Shqiptarja.com publikoi dokumentin e falsifikuar pas urdhërit të Bashës! Si u korrigjua regjistri i Gardës
1 Nëntor, 11:10
-
Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)
1 Nëntor, 09:41
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator, 16:14
-
KËRKESA/ I dënuar me burg përjetë, Dritan Dajti hap gjyq të ri në Elbasan: Të mos njihet vendimi i Krimeve të Rënda, gjyqtarët nuk firmosën! Mungon urdhri i prokurorit
23 Shtator, 14:37
-
Saimir Tahiri 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-ministri i Brendshëm në hetim pasuror! Në sitë dhe transaksionet e gruas dhe kunatit (VIDEO)
24 Qershor, 12:59
-
Apeli i GJKKO e la në burg, ish-truproja e Tahirit rekurs në Gjykatën e Lartë
8 Dhjetor 2023, 14:37
-
Akuzohet për trafik droge, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit
26 Shtator 2023, 10:24
-
Saimir Tahiri, Klement Balili e Safet Bajri bashkë rreth një tryeze në burgun e Kosovës, Drejtoria e Burgjeve: Fotografia u realizua nga personeli! Vuanin dënimin në të njëjtin sektor
4 Gusht 2023, 17:38
-
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
10 Korrik 2023, 17:04
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59
-
U lirua nga gjykata, Saimir Tahiri vijon dënimin në shtëpi! E kontrollon Shërbimi i Provës
6 Qershor 2023, 12:06
-
Çfarë paralajmëron Tahiri pas lirisë: Do kërkoj të drejtën
3 Qershor 2023, 12:37
NUK TE VJEN PAK TURP O FAQEZI.KUKESIANET U GJYKUAN E U DENUAN ME BURG SE DOGJEN E SHKATRRUAN GJITHECKA NE PROTESTEN E DHUNESHME TE TYRE E U KONFRONTUAN ME POLICIN.TE LUFTOSH "PER BUKEN E GOJES" NUK DO TE THOTE TE PROTESTOSH DHUNSHEM E TE DJEGESH E TE SHKATERROSH GJITHECKA KE PERPARA.POR TI NUK JE FAJTOR.AJO ESHTE IDEOLOGJIA E PD,MENDYRA E VEPRIMIT SAJ E MBESHTETUR MBI RRENA,MASHTRIME,THASHETHEME,INSKENIME TE TE GJITHA LLOJEVE QE KAN PER BAZE IMPROVIZIME TENDRYSHME ME BAZE "SKENARIN BABALE"
Përgjigju