Kosova po hyn në orët vendimtare para 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin aktgjykimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ndërsa pritja për vendimin është rritur, kryeministri Albin Kurti uroi që katër ish-drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, ndërsa Ambasada e SHBA-së në Prishtinë paralajmëroi për protesta të mëdha ditën e shpalljes së verdiktit.
Në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 4, Kurti tha se lufta çlirimtare ka qenë e drejtë dhe shprehu besimin që edhe vendimi i së mërkurës të jetë në përputhje me të.
“Për ne është gjithçka e qartë, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen në vendin e tyre, më pranë familjeve”, tha Kurti.
Në të njëjtën ditë, Ambasada amerikane në Prishtinë lëshoi një njoftim sigurie për 16 shtatorin, duke bërë të ditur se në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera priten demonstrata të mëdha. Ambasada u bëri thirrje qytetarëve të saj të shmangin zonat ku do të zhvillohen protestat, pasi mund të ketë bllokime rrugësh dhe vonesa në qarkullim.
Ndërkohë, në Kosovë janë shtuar pritshmëritë ndaj vendimit. Profesori Enver Hasani tha për mediat se ishte optimist. “Jam optimist për aktgjykimin. Ndërmarrja e përbashkët kriminale nuk ka logjikë. Kosova do të dalë faqebardhë, si për arsye politike ashtu edhe juridike”, tha ai.
Aktgjykimi do të shpallet pas një procesi gjyqësor që zgjati 234 ditë . Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Vendimi do të merret nga trupi gjykues i përbërë nga Charles Smith III, Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe Fergal Gaynor.

Qeveria e Kosovës do të përfaqësohet në Hagë gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, do të jenë të pranishëm në Dhomat e Specializuara për të ndjekur nga afër seancën.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. Dy zyrtarët pritet ta ndjekin shpalljen e aktgjykimit nga galeria e Dhomave të Specializuara.Në Hagë ndwrkaq, kanë mbërritur tashmë edhe familjarë të të akuzuarve, si dhe qytetarë nga Kosova dhe diaspora. Ata pritet të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar një ditë para shpalljes së aktgjykimit dhe të jenë të pranishëm edhe gjatë ditës së vendimit qw do tw shpallet me 16 shtator.
Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. ka zgjatur disa vite. Tw katërt ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme lidhur me aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Ruttes, KFOR-i është në aty, në Kosovë, për të siguruar që NATO-ja të kontribuojë në paqe dhe stabilitet, ndërsa misioni paqeruajtës i Aleancës, sipas tij, ka kontribuar për më shumë se dy dekada në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.
“Kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme, por edhe sa i përket zotimit afatgjatë për paqe dhe siguri në Kosovë”, tha Rutte në një konferencë për media në selinë e NATO-s në Bruksel më 14 shtator, kur u pyet nëse është i shqetësuar për trazira të dhunshme të mundshme në Kosovë dhe rajon si rezultat i vendimit, pavarësisht se si do të jetë ai.
Shefi i NATO-s tha se aleanca ushtarake perëndimore do të vazhdojë të vlerësojë përbërjen dhe vendosjen e trupave të KFOR-it, për të siguruar që misioni të përshtatet në mënyrë adekuate me situatën e sigurisë në Kosovë.
Deklaratat e shefit të NATO-s vijnë disa orë pasi Ambasada amerikane në Prishtinë u bëri thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve, ku siç tha, janë paralajmëruar protesta më 16 shtator.

Më 16 shtator pritet të mbyllet një nga proceset më të rëndësishme që janë zhvilluar në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas më shumë se 230 ditësh seanca gjyqësore, trupi gjykues do të shpallë vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjatë gjithë procesit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Vendimi do të shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë ndërkombëtarë. 3 gjyqtarë kryesorë dhe 1 rezervë.
Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit.

Pjesë e panelit është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe, i cili së bashku me kolegët e tij ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Trupi gjykues përfshin gjithashtu gjyqtarin zviceran Guénaël Mettraux.

Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese por si gjyqtar rezervë

Gjyqtarët do të vendosin nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallen fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar për të mërkurën, më 16 shtator, duke i dhënë fund procesit gjyqësor që zgjati 234 ditë.









Komente
Komento