Ikin vëzhguesit e zgjedhjeve? Këshilli i Europës fshin njoftimin, Veliaj: I gënjeu Voltana, por i sqarova, do vijnë të dielën

Ikin vëzhguesit e zgjedhjeve? Këshilli i Europës fshin njoftimin, Veliaj: I gënjeu Voltana, por i sqarova, do vijnë të dielën

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, njëra nga shumë organizatat që janë pjesë e KiE-së dhe që nuk ka lidhje me BE-në, pas deklaratës se përse nuk do të sjellë vëzhgues në Shqipëri e hoqi njoftimin nga faqja zyrtare. Aktualisht në faqe nuk ekziston asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje, çka lë të kuptohet se ky autoritet ka qenë i keqinformuar nga përfaqësuesit e opozitës lidhur me zgjedhjet e së dielës.

Më parë, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se kishte qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ajo që kishte keqinformuar qëllimisht përfaqësuesit e këtij autoriteti në mënyrë që përfaqësuesit e tij të mos vinin në Shqipëri. Ai bëri të ditur se situata është sqaruar dhe Kongresi i Këshillit të Europës ka konfirmuar se vëzhguesit e tij do vijnë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës.

Deklarata fillestare e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale shkaktoi përplasje në distancë mes Bashës dhe Ramës, por disa orë më pas, në mbrëmje, kjo organizatë i dha fund debatit po vetë duke e fshirë deklaratën.

Deklarata e plotë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale
Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat ka vetëm një kandidat në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendit, një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendim autonom vetëm i Shqipërisë.


 

Deklarata e fshire ne faqen zyrtare

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën