Kongresi i autoriteteve vendore i Keshillit të Europes,i cili nuk ka asnje lidhje me Bashkimin Europian, ka shpërndarë ditën e sotme një deklaratë ku lajmeron se ka vendosur të anulojë delegacionin e saj  për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, për shkak të paqartësisë lidhur me organizmin e tyre.

Selia e kësaj organizate nderkombetare, pjesë e së cilës është edhe Voltana Ademi, ndodhet në Francë dhe nuk ka asnjë lidhje institucionale as me Komisionin e BE, as me Keshilli Europian qe jane organzimat zyrtare te Bashkimi Europian.

“Kongresi i autoriteteve vendore i Këshillit të Europës ka vendosur të anulojë Delegacionin e Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin", thuhet në njoftim.