Të enjten 5 orë mocion-debati në Kuvend për Metën / Procedura disa mujore e shkarkimit të Presidentit

Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve është vendosur që ditën e enjte mocioni i debatit kunder vedimit të presidentit Ilir Meta do të zgjasë për 5 orë. PS kërkoi mocion për ditën e enjte në seancën plenare, për të hedhur poshte politikisht cdekretimin e datës së zgjedhjeve. Gazetarja e Report tv Esiona Konomi raporton se nga këto 5 orë, mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta.

Vetëm një orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve PS vendosi në mbledhjen e kryesisë hartimin e një rezolute mbi aktin e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, ku janë sjellë argumente se përse ky vendim është antikushtetues.

Në kërkesën e mocionit firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor. 

Në mocionin që do të votohet ditën e enjte kërkohet reflektimi nga ana e Presidentit për t'u kthyer në paanshmërinë që imponon roli i tij konstitucional dhe në të njëjtwn kohë, paralajmëron mundësinë për të nisur procedurën e shkarkimit. Rezoluta në fakt nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me procedurën e shkarkimit që duhet të fillojë me një kërkesë të firmosur të paktën nga 35 deputetë që me shumë gjasa grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka prgatitur.

Për shkarkimin e Presidentit të Republikës duhet qe 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pra 94 vota, të votojnw raportin e një komisioni hetimor të posaçëm që do të duhet të ngrihet nëse proceduar për shkarkimin, e kërkuar nga 35 deputetë, të kalojë nga komisioni. Në fakt procedura e shkarkimit të kreu të shtetit nuk është kaq e thjeshtë, pasi kalon në disa etapa dhe kërkon kohë, ndoshta disa muaj. Sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, neni 112, shkarkimi i Presidentit të Republikës bëhet nëpërmjet disa fazave të cilat duhen respektuar në mënyrë rigoroze derisa në fund të mbërrihet tek votimi për kërkesën e shkarkimit të Presidentit në seancën e Kuvendit.

Etapa e parë, kërkesa
Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit si fillim duhet që të bëhet kërkesa nga “Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkaqet e parashikuara në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës. Kërkesa duhet të paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit dhe të përmbajë në mënyrë të motivuar dhe konkrete shkeljen e rëndë të Kushtetutës ose kryerjen e një krimi të rëndë. Me paraqitjen e propozimit, Kryetari i Kuvendit vë menjëherë në dijeni Kuvendin dhe Presidentin e Republikës”.

Etapa e dytë, shqyrtimi nga “Ligjet”
Pas paraqitjes së kërkesës ajo fillimisht shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor. “Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mos ngritjen e një komisioni hetimor. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve”, thuhet në rregullore

Etapa e tretë, ngritja e Komisionit Hetimor
Pasi Komisioni i Ligjeve harton raportin, ai votohet nga Kuvendi në seancë plenare. Kështu në rast se “Ligjet” propozojnë vazhdimin e procedurës së shkarkimit dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor ndaj presidentit, kjo duhet të miratohet nga Parlamenti, pa u specifikuar numri i votave, pra me shumicë të thjeshtë. Në rast se raporti rrëzohet nga shumica e deputetëve atëherë procedura e shkarkimit ndërpritet. “Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje.

Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur, procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.”

Etapa e katërt votimi në seancë
Vetëm pasi përfundojnë të gjitha etapat e mësipërme arrihet në votim në seancën plenare, ku do të duhen të votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputetëve, pra 94 vota. “Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Konferenca e Kryetarëve përcakton datën e votimit në Kuvend të kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës dhe kohën e debatit, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është I detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë.”, thuhen në pikën 4 të nenin 112.

Etapa e pestë, Gjykata Kushtetuese
Në fund të votimit sqarohet se: “Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij”. Pra pas kësaj procedure jo aq të shkurtër si nga ana procedurale edhe kohore, vendimi përfundimtar merret nga Gjykata Kushtetuese.

Dekreti për anulimin e zgjedhjeve kaloi dje në KQZ e  cila nuk iu bind dekretit presidencial për të ndërprerë punën për përgatitjet e 30 qershorit. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ishte i vetmi që kërkoi zbatimin e vendimit të presidentit. Por pasi braktisi mbledhjen, 4 anëtarët e propozuar nga PS e konsideruan aktin nul, pa marrë asnjë vendimmarrje, dhe vijuan me rendin e ditës si të ishte një situatë normale, duke shpërndarë fondet për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 11/06/2019 15:57

    U terhoq lepurushi veshgjate nga shkarkimi i me tmadhit nvend hahahahahhaa i mbushi breket hahahaaaaaaa provoje provoje po ta mbajti sumatricja

    Përgjigju
  • Liku: 11/06/2019 12:10

    Ne oren 16.00 ben shkrirjen e KQZ per shkeljet ne ushtrimin e detyres per mos zbatimin e dekretit te Presidentit si organ legjitim me i ulet se Presidenca. Dhe mbas 1 javet ose 2 per mosfunksionim te parlamentit ben shperberjen e tij. Sepse jan 122 deputet e me funksionu duhen 140.

    Përgjigju
    • usa: 11/06/2019 12:52

      politiken dhe qeverite ne bote i ngre dhe i rrezon usa or mik.jo vetem ke ne por ne mbare boten.keta tanet luajne me cingla!!!thjesht likja po na hap syte te shofim pluralizmin e te shoqes demek.nuk te lejon usa like mblidh mendjen se nuk je i pavarur

  • klajdi: 11/06/2019 11:24

    Cfare mocion debati paska te enjten? Kush do beje debatin? Mazhoranca qe e ka marre tashme vendimin? Se opozite ska aty. Hajde muhabet hajde. Beni gallate me kete popull beni

    Përgjigju
  • WikiLeaks: 11/06/2019 11:06

    Në orën 16.00 do japin dorëheqjen!

    Përgjigju
  • Populli: 11/06/2019 10:46

    Shkarkojeni qelbesiren se eshte bere si ai qeni qe kafshon,populli nuk don ta shikoje me sy kete president intrigant e te lig,le te veje ne SHQUP se e pret doktori,jane si dy pika uji kriminelet e ketij vendi.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 11/06/2019 10:45

    SQARIM SHUME I SAKTE PER POPULLIN E THJESHTE.POR PROCEDURA E GJATE ESHTE NE FAVOR TE ATYRE QE KERKOJNE DESTABILIZIM. -MUNDESA E GJ.KUSHTETUESE ESHTE BERE ME QELLIM NGA SB+IM DUKE ZVARRITUR REFORNEN NE DREJTESI QE NGA VITI 2016. -SHBA+BE QE DREJTOJNE ONM,VETINGUN DUHET TE HEQIN NGA ZYRA E PRESIDENCES ME ÇDO FORME TE MUNDESHME SI RREZIK KOMBETAR NR.2(NR.1 ESHTE SB) -TASHME KERCENOHEMI NGA SERBET,RUSET,GREKET KU FIJET E LIDHJES ME TA I KA SB PER 30 VJET. -BE ESHTE VET PA QEVERISJE. -TASHME DUHET TE NDERHYJE SHBA PER TE NDALUR INVAZIONIN RUS. -THIRRJET E LB PER TE MBROJTUR DEMOKRACINE NE QENDRAT E VOTIMIT ESHTE ARMIQSORE,LUFTE NXITSE,VLLAVRASESE. -BESOJ NATO DUHET TE VEPROI.PIKE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit