Vendimi, sekuestro 1 mln euro
kompanisë së gazit të Ilir Karçinit

Vendimi, sekuestro 1 mln euro<br />kompanisë së gazit të Ilir Karçinit
TIRANE- Nuk kanë të përfunduar problemet për biznesmenin e gazit Ilir Karçini dhe kompaninë e tij “Primagaz Albania”. Teksa po qëndron 7 muaj në qeli, për akuzën e financimit të vrasjes së biznesmenit tjetër të gazit, Piro Bare, Karçinit tashmë nuk do t’i duhet të luftojë jo vetëm me drejtësinë, por edhe me një bankë të nivelit të dytë, e cila ka vendosur t’i sekuestrojë një kapital me vlerë 1 milion euro. Banka e nivelit të dytë, në datën 25 korrik 2014 ka mundur të nxjerrë një urdhër-ekzekutimi nga gjykata e Tiranës, duke kërkuar fillimin e procedurave të sekuestrimit të pasurisë së paluajtshme të kompanisë “Primagaz Albania” që biznesmeni i gazit Ilir Karçini ka vënë si garanci për marrjen e kredisë prej 1 milion euro.

Në këtë listë pasurish mësohet se hyjnë dhe depozitat e gazit, në “Porto Romano” në Durrës. Karçini akuzohet nga prokuroria se ka paguar 150 mijë euro për vrasjen e ish-mikut të tij Piro Bare, pas një konflikti për tregtinë e gazit. Vrasja e planifikuar të bëhej nga Julian Sinanaj.
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!