Rritja e pagës minimale në 26.000 lekë/ Kreu i sindikatave Kol Nikolla: Vendim i drejtë, por jo i duhuri, duhet rritje më shumë

Kreu i Konfideratës së Sindikatave në Shqipëri, Kol Nikolla në Shqipëri është shprehur për vendimin e fundit të qeverisë për të rritur pagën minimale nga 24 mijë lekë që është aktualisht, në 26 mijë lekë të reja duke e konsideruar atë në princip një vendim i drejtë, i cili sipas tij do të ketë një reflektim pozitik në ekonomi por që përsëri nuk është në nivelin e konsideruar. 

Në një lidhje telefonike për Report TV,  Nikolla tha se  vendimi i miratuar nga qeveria është pozitiv,por jo i duhuri krahasuar me nevojat dhe realitetin social ekonomik në Shqipëri, dhe ndaj në të ardhmen kjo rritje duhet të jetë më e madhe.

"Në të vërtëtë është një vendim i mirëpritur, pavarësisht se nuk është i duhuri pasi nuk është në vlerën e konsideruar dhe të kërkuar nga ne. E kemi përshëndetur vendimin dhe i kërkojmë qeverisë që të vazhdojë, me këtë trend rritje. Në axhendën tonë, besoj nga qershori do të kemi një takim të dytë ballafaqimi me qeverinë  nga qershori që përsëri të ketë një një rritje të pagës minimale. Por përsëri paga minimale duhet të rritet minimalisht edhe me 20 mijë lekë të vjetra të tjera",u shpreh Nikolla.

Nuk është në trendin e 4 -5 viteve të kaluara që u bllokua komplet rritja e pagës minimale dhe këtë vit u shënua një rritje.  Për tre vite u bllokua komplet rritja e pagës minimale. Ne besojmë që tani duhet rritur me hapa më të shpejta dhe me vlera më të mëdhaja , me qëllim që të shkojë të minimalisht deri në 300 mijë lekë të vjetra paga minimale e cila përputhet, jo vetëm me kërkesat tona por edhe me realitetin social dhe ekonomik të vendit, duke iu afruar minimumit jetik, por vetë ekonomia shqiptare për tu zhvilluar e kërkon një rritje page, sepse rrit konsumin në shoqëri.

Kol Nikolla, Kreu i Sindikata të Shqipërisë

Teksa e konsideroi vendimin një hap të mirëpritur, Nikollaj tha se ky hap pritet të ketë një efekt pozitiv, për të gjithë ata që trajtohen  me nivelin e pagës minimale, por kjo nuk mjafton pasi sipas tij qeveria shqiptare duhet të vazhdojë të ndjekë këtë trend rritës, më qëllim  që paga minimale  të shkojë të minimalisht deri në 300 mijë lekë të vjetrapër çdo punonjës 

Kjo rritje pritet të  ketë një impakt pozitiv, edhe tek performanca e punës, pasi dihet që rritja e pagës i motivon  punëtorët për të dhënë një rendiment më të mirë në punë dhe i motivon ata për tu përkushtuar në punën e tyre. Veç kësaj, rritja e pagës përkthehet edhe në rritje konsumi, sepse rriten të ardhurat shëndetësore dhe të biznesit , sepse dihet janë se janë 250 mijë punonjës që përfitojnë pasi trajtohen me pagë minimale  Biznesi i vogël nuk duhet të trembet nga rritja e pagës minimale,pasi duhet të investojë tek punëtorët që të ketë një rendiment më të mirë dhe cilësor pune. Lidhet edhe me konsolidimin e skemës ekonomike shoqërore dhe paga minimale e konsolidon reformën e pensioneve sepse rriten të ardhurat e sigurime shoqërire dhe shëndetësore.

Kol Nikolla, Kreu i Sindikata të Shqipërisë

Një ditë më parë, qeveria miratoi me Vendim të Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë ndryshimin e pagës minimale në 26,000 lekë. Pas tre vitesh, ky është ndryshimi i parë që i bëhet pagës minimale e cila llogaritet aktualisht në 24,000 lekë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja