Vendoret 2023, Alibeaj takohet me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR: Vëzhgojeni që tani procesin

Vendoret 2023, Alibeaj takohet me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR: Vëzhgojeni që tani procesin

Takimi i Alibeajt me dy përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj priti në një takim përfaqësuesit e misionit të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 14 majit. Ndonëse ende Alibeaj nuk ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore, përfaqësuesit e OSBE i informoi për përgatitjet që po kryhen nga Partia Demokratike e përfaqësuar prej tij.

“I informova edhe mbi punën e deritanishme të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. I kërkova që ata të monitorojnë me vëmendje dhe që tani, zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi është fakt i njohur tashmë, marrëdhënia problematike që ka qeveria aktuale me zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.” shkruan Alibeaj.

14 maji do të jetë dita kur qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit lokal në vend. Data për zgjedhjet vendore të 2023 u dekretua nga presidenti i vendit Bajram Begaj, pas diskutimeve dhe arritjes së një konsensusi mes palëve politike.

Por si po shkojnë palët drejt zgjedhjeve? Socialistët kanë deklaruar se do të hyjnë të vetëm në garë. Përballë tyre, Meta dhe Berisha janë në përpjekje të vazhdueshme për të dalë me një kandidat. Partitë aleate janë dakordësuar. Partia e Lirisë e ka lënë në dorën e Berishës zgjedhjen e kandidatit të tyre për kryebashkiak. Ndërkohë kanë dështuar negociatat mes Rithemelimit dhe PD. E vetmja parti e vogël që pritet të dalë e vetme në zgjedhje është PDIU, e cila pritet të garojë vetëm në disa bashki.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë