Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar s’kanë ndërmend të bojkotojnë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm, thotë Lefter Maliqi.
Ish-deputeti, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv, thotë se ai është “kryetari de facto” i bashkisë Kuçovë. Ai shton se ka dakordësinë edhe nga Ilir Meta e Sali Berisha që të jetë kandidat në zgjedhje.
“Unë jam drejtues politik i Partisë së Lirisë. Jam takuar me Metën. Jam takuar disa herë me Metën në paraburgim, është më në formë se kurrë. Kemi diskutuar shumë gjëra për zhvillimet politike, edhe për qarkun e Beratit. Jam kandidat i vetëm nga Partia e Lirisë në zgjedhjet lokale. Është vënë në dijeni edhe Berisha, jam takuar edhe me z. Berisha, e kam vënë në dijeni. Së bashku me PD, me socialistë të zhgënjyer, pa ata nuk fitohet bashkia e Kuçovës. Bashkia e Kuçovës është bashki e majtë”, shprehet Maliqi.
Ai është i bindur se kushtet e barabarta do t’i sjellin fitore në zgjedhje dhe se nëse humb, faji është vetëm i tiji. Maliqi shprehet se nën drejtimin e tij, Kuçova do të transformohet.
“Kësaj radhe unë kam komisionerë të barabartë, numërues, fonde, KZAZ të njëjtë. Nëse humb, është faji im. Kësaj radhe do të marr masa të rrepta dhe do të siguroj qytetarët e Kuçovës që do të ndryshoj qytetin. Do ta ndryshoj Kuçovën, do ta bëj shembull në gjithë Shqipërinë. Do ta kthej në kantier ndërtimi”, thotë ish-deputeti.
Në fund, një fjalë e ka edhe për socialistët në administratë.
“Rëndësi ka që unë do t’i shërbej popullit, pa dalim politik. I siguroj punonjësit socialistë që nuk do të hiqen nga puna, përveç atyre që janë të korruptuar dhe që do të bëjnë fushatë kundër emrit tim dhe së ardhmes së Kuçovës”, përfundoi Maliqi.
-
Maliq je i pa yndyrë.Maliq je turli i ushtarakëve.Naliq me çfarë pune ike e studiojnë çilimijtë?Shomët ,më saktë janë gjysma jote,kurse ti e tërheq netë parmëndën.
Përgjigju -
Oh sa mire me kene Maliq
Përgjigju







Komente
Komento