Vendoret, 28 parti regjistrohen
 në KQZ, 14 prilli afati i fundit

Vendoret, 28 parti regjistrohen<br /> në KQZ, 14 prilli afati i fundit
KQZ-ja ka regjistruar sot në mesditë Partinë Demokratike, LSI-në, PDK-në e Nard Ndokës dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules, si subjekte zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Sipas një njoftimi për shtyp të KQZ-së, bëhet me dije se dita e nesërme, pra 14 prilli, është afati i fundit i regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Deri tani janë regjistruar 28 parti. 

Gjithashtu KQZ ka miratuar njësitë administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve, për zgjedhjet vendore të qershorit. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro: “ Projekt-vendimin, “Për emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Lista e partive që janë regjistruar në KQZ

1. Partia Demokratike
2. Lëvizja Socialiste për Integrim
3. Partia Demokristiane e Shqipërisë
4. Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres
5. Partia Ardhmërija Shqiptare
6. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”
7. Partia Forca Rinia
8. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
9. Partia Ligj dhe Drejtësi
10. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
11. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
13. Partia Komuniste e Shqipërisë
14. Partia Socialiste e Moderuar
15. Partia e të Drejtave të Mohuara-e Re
16. Partia Fronti i Majtë
17. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
18. Partia Aleanca Popullore
19. Partia Balli Kombëtar Demokrat
20. Partia Aleanca Demokratike
21. Partia Lëvizja e Legatit
22. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
23. Partia Balli Kombëtar
24. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
25. Partia e Punës e Shqipërisë
26. Partia Demokracia Sociale
27. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
28. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'