‘Vendoret’/ Baçi: Primaret, domosdoshmëri! Do gjendet konsensus që bashki të veçanta t’i lihen Metës! Kandidat të pavarur nga grupi i Alibeajt? S’ka shans

TIRANË- Partia Demokratike e Sali Berishës nuk heq dorë nga primaret, të cilat për deputetin Luan Baçi janë domosdoshmëri, madje i ka cilësuar si një mrekulli që po i ofrohet qytetarëve shqiptarë. Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Baçi është shprehur i bindur se kjo nuk ndikon aspak në raportin me aleatin kryesor, Partinë e Lirisë. Ai tha se do ketë një gjetje konsensusi për bashki të veçanta ku të garojnë kandidat ose të PD, ose të Partisë së Lirisë apo të forcave të tjera, por duke kaluar në miratimin e gjithë opozitës.

“Nuk e di se ca thotë PL apo partitë e tyre, ato kanë programin e tyre, PD primaret i ka të domosdoshme, dhe të padiskutueshme, është domosdoshmërisht dhe mendo, është një mrekulli që i ofrojmë qytetarëve shqiptar. Po diskutohet që në primare të mos marrë pjesë vetëm anëtarësia, duhet të marrin të gjithë qytetarët.

Është aleat kryesor, nuk çon në krisje fare një vendimmarrje e PD dhe këndvështrim tjetër i Partisë së Lirisë, nuk ka probleme se partitë kanë statutet e tyre, do ketë marrëveshje se si do të zgjidhen kandidatët, do ketë propozime diskutime mes liderëve për kandidat të përbashkët. Unë jam për kandidat të përbashkët, bisedime dhe gjetje konsensusi për bashki të veçanta ku të garojnë kandidat ose të PD, të Partisë së Lirisë apo të forcave të tjera, por duke kaluar në miratimin e gjithë opozitës”, tha Baçi në Report Tv.

Ai e përjashtoi si mundësi që ndonjë deputet i PD-së, të njohur si grupi i Alibeajt apo mbështetës të Lulzim Bashës, të dalin me kandidat të tyre. Me tone të ashpra, Baçi tha se ky do ishte një dëm i madh për ata vetë personalisht dhe që do të marrin përgjigjen e merituar nga demokratët.

“Cdo kandidat të dalë në deputetët e tjerë të PD që shfrytëzojnë vulën dhe procesin e mbajtur peng nga gjykata, do jetë e dëmshme për ata vetë. Nëse ata deputet do i japin oksigjen regjimit të Ramës, do shohin reagimin e qytetarëve, nuk kanë shans që të dalin me një kandidat se nuk ka një kandidat që zgjedh të dalë përballë një kandidati tjetër demokrat, është e dëmshme, do vërtetojnë që janë të blerë dhe të shitur te Rama, mendoj se nuk do kenë kurajon dhe paturpësinë, mendoj se do dalim me një kandidat me gjithë opozitën, me PL dhe LSHK, PR, Balli Kombëtar, PDIU, e jo më të mendoj se një grup deputetësh që rrinë aty brenda te PD dhe të flasin për bashkim në studio dhe nga ana tjetër veprimet e tyre janë destruktive, këtë nuk do ia falin demokratët”, theksoi deputeti.

Ai u ndal edhe te mungesa e protestave në shtator, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar. Për këtë Baçi thotë se ka pasur një rifreskim të strukturave, por nuk e përjashtoi që këto protesta do të vijnë dhe jo një, por disa në vijimësi, duke përfshirë edhe sindikatat, studentët etj.

“Rifreksim i strukturave dhe bërjes gati, do ishte mirë që ta kishim vërë protestën e parë, është e thjeshtë që brenda një jave mund të organizojmë një protestë të fuqishme, mjafton një datë dhe dolëm aty. Problemi është ca do arrihet, si do organizohet dhe nuk duam që të jetë thjeshtë e PD, por e qytegarëve, me sindikata, me studentët. Është duke u diskutuar, muaji shtator ka qenë i zënë me rifreskimin e strukturave mbledhjen e Këshillit, Kryesor dhe vendosjen e disa rregullave vendimtare për zgjedhjet e ardhshme, protesta do vij dhe nuk do jetë një, por në vijimësi”, tha ai.

Në fund, Baçi u shpreh i sigurt që qytetarët e Fierit nuk do të votojnë për një mandat tjetër Armand Subashin, nëse do i besohet sërish nga PS, duke e cilësuar si “një njeri që ka vjedhur dhe nuk bën asnjë takim me qytetarët, që ka mbyllur dyert e bashkisë, që është më i korruptuari në të gjithë Shqipërinë”.

Për në Fier, ai paralajmëroi surpriza.

*Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!