Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi ‘ultimatum’ bashkive: Dy ditë kohë për të caktuar vendet ku do të vendosen materialet propagandistike të partive politike

Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi ‘ultimatum’ bashkive: Dy ditë kohë për të caktuar vendet ku do të vendosen materialet propagandistike të partive politike

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dërguar një letër bashkive të vendit ku u kërkon që të informojnë institucionin mbi vendet e caktuara për vendosjen e materialeve propagandistike. Në letër kërkohet që bashkitë të publikojnë menjëherë në faqen e tyre elektronike vendet ku do të vendosin materialet propagandistike, duke theksuar se kanë kohë vetëm dy ditë.

“Brenda dy ditëve nga marrja e kësaj shkrese ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatë zgjedhore. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohet menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj”- thuhet në njoftim.

Më tej, kërkohet gjithashtu heqja e materialeve të mëparshme propagandistike të vendosura nga partitë politike në fushatat e mëparshme elektorale. Në rast se bashkitë nuk respektojnë detyrimet dhe afatet e përcaktuara në shkresën e firmosur nga Celibashi, përbëjnë shkelje të pikës 1 të nenit 17 të Kodit Zgjedhor.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryekomisioneri  i zgjedhjeve, Celibashi  u la dy ditë kohë partive politike që në materialet propagandistike që vendosin të jetë mbishkrimi “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të...”, duke caktuar emrin e subjektit zgjedhor që e ka vendosur.

Shkresa e plotë e Celibashit drejtuar Bashkive të vendit
Shkresa e plotë e Celibashit drejtuar Bashkive të vendit

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër