‘Vendoret’/ Kolegji Zgjedhor detyron Celibashin të regjistrojë partinë ‘Lëvizja Bashkë’! KAS pranon edhe ankimin e partisë së Dashamir Shehit, e regjistron me emrin e ri

Partia ‘Lëvizja Bashkë’ do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kolegji Zgjedhor mori këtë vendim dhe detyron kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi që ta regjistrojë si subjekt zgjedhor.

Celibashi nuk e regjistroi pasi vendimi i shkallës së parë nuk kishte formë të prerë për ta regjistruar si parti politike dhe nuk ishin mbushur 15 ditë për tu ankimuar. Drejtuesi i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, i cili synon të garojë për kryetar të bashkisë Tiranë e cilësoi qëndrimin e Kolegjit një vendim që i jepte fund paligjshmërisë dhe padrejtësisë.

“Përpara pak minutash Kolegji Zgjedhor na dha të drejtë duke vendosur ta detyrojë Komisionerin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë Lëvizjen BASHKË si parti politike me të drejta të plota në zgjedhjet e 14 majit. Kjo është një ditë e shumëpritur nga ne, e shumëpritur nga mijëra qytetarë që kanë nënshkruar për themelimin e Lëvizjes Bashkë, e shumëpritur nga mbi 5000 qytetarë që kanë nënshkruar që ne të marrim pjesë në zgjedhje.

Paligjshmëria dhe padrejtësia do të kishte një fund. Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjygjtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it. Kjo nuk është fitore vetëm për ne, aktivistët e Lëvizjes Bashkë. Është fitore për çdokënd që do të jetë si ne, në pozitën tonë në të ardhmen. Kjo është fitore për qytetarët shqiptarë, pluralizmin politik, për aq pak demokraci sa kemi në Shqipëri. Ne demokracinë duhet ta mbrojmë, duhet ta zgjerojmë, duhet ta fuqizojmë dhe ky vendim është një ogur i mirë në këtë rrugë.

Ne do të nisim fushatën zgjedhore për pak ditë në bashkinë e Tiranës. Unë ju premtoj që do të jetë fushata më e pazakontë, më e fortë dhe më shpresëdhënëse që është parë ndonjëherë në këto 30 vite pluralizëm në Shqipëri”, tha Qori.

Po ashtu, në zgjedhje është regjistruar edhe partia e Dashamir Shehit pasi i KAS i dha të drejtë dhe do ta regjistrojë me emrin e ri ‘Aleanca Progresiste LZHK’.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 35, depozituar nga Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 173, datë 14.03.2023”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi pranimin e ankimit, ndryshimin e vendimit nr. 173, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e KShZ-së të regjistrojë si subjekt zgjedhor partinë politike “Aleanca Progresiste LZHK”, me kryetar z. Dashamir Shehi, me germa nistore LZHK”, thuhet në njoftimin e KAS.

 

 

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen