Vendoret, regjistrohen 23 kandidatë
të pavarur për garën e 21 qershorit

Vendoret, regjistrohen 23 kandidatë<br />të pavarur për garën e 21 qershorit
TIRANE - Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të garojnë krahas kandidatëve politikë edhe 23 kandidatë të pavarur të cilët tashmë janë regjistruar në KZAZ dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Burime nga Komisioni Qendror bëjnë me dije se në KZAZ në rrethe janë regjistruar 18 komitete nismëtare me firmat përkatëse për kandidatët e pavarur ndërsa në KQZ janë regjistruar komitete përkatëse për 5 kandidatë.

Ligji elektoral parashikon që kandidatët që vijnë nga bashkitë të cilat anë vetëm një KZAZ regjistrohen në zonën përkatëse ndërsa kandidatët që vijnë nga bashkitë që kanë më shumë se një KZAZ regjistrohen në Komisionin Qendror si i vetmi institucion që mund të bëjë regjistrimin e dhe verifikimin e firmave.

Kështu në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Bashkia Tiranë është regjistruar vetëm një komitet nismëtar që mbështet kandidatin e pavarur Gjergji Bojaxhi. Për bashkinë e Vlorës ka paraqitur kërkesë Vasil Bedinaj si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit e po ashtu dhe një komitet nismëtar është regjistruar në mbështetje të një kandidati në bashkinë e Shkodrës.

Ndërkaq në KQZ janë regjistruar dy komitete nismëtare për bashkinë e Fierit. Në KZAZ e bashkive në vend janë regjistruar nga një komitet nismëtar që mbështesin kandidatë të pavarur në bashkitë, Fushë-Arrëz, Kavajë, Rrogozhinë, Belsh, Kuçovë, Berat, Pogradec, Këlçyrë, Tepelenë, Dropull dhe Konispol.

Po ashtu janë regjistruar nga dy komitete nismëtare për bashkitë Mirditë dhe Dibër ndërsa tre komitete janë regjistruar në bashkinë Memaliaj.

Regjistrohen në KQZ
Tiranë
Vlorë 
Shkodër 
Fier

Regjistrohet një kandidat i pavarur në:
Tiranë
Vlorë
Shkodër
Fushë arrëz
Kavajë
Rrogozhinë
Belsh
Kuçovë
Berat
Pogradec
Këlcyrë
Tepelenë
Dropull
Konispol

Regjistrohen 2 kandidatë të pavarur
Fier
Mirditë
Dibër

Regjistrohen 3 kandidatë të pavarur 
Memaliaj

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'