Vendos CAS në Lozanë, FSHF 'rrëzon' KOKSH-in

Vendos CAS në Lozanë, FSHF 'rrëzon' KOKSH-in

Fidel Ylli dhe Armand Duka

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka vendosur në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) të mbajtur më 10 janar 2021, ku u shkarkua ish-kreu i KOKSH, Viron Bezhani, si dhe u zgjodhën anëtarët e rinj të komisionit të verifikimit për zgjedhjet e reja që u zhvilluan pas disa muajsh. I pavlefshëm edhe ndryshimi i statutit.

Pikat Kryesore të Vendimit:

1. Vendimet e Asamblesë së KOKSH shpallen të pavlefshme: CAS ka shpallur të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH e cila kishte miratuar statutin e ri. Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.

2. Parregullsi Procedurale: CAS konstatoi se KOKSH nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare.

3. Mbrojtja e të drejtave të FSHF-së: Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS ka vendosur në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht për asambletë e KOKSH, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.

4. Rimbursim Financiar: KOKSH është urdhëruar të paguajë 4,000 CHF (franga zvicerane) për shpenzimet ligjore të FSHF-së dhe të mbulojë 90% të kostove të arbitrazhit, duke reflektuar rëndësinë e shkeljeve procedurale.

Konflikti mes ish-kreut të KOKSH, Viron Bezhani dhe shkarkimi i tij

Më 10 janar të 2021 u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme Asambleja e KOKSH e cila me 45 vota pro dhe 9 kundër vendosi që Viron Bezhani mos ishte më presidenti i KOKSH.

Ky i fundit ka qenë kundër kësaj Asambleje e cila është mbledhur në mënyrë urgjente pa asnjë lajmërim në faqen zyrtare. Ndërkohë për ngjarjen nuk janë lajmëruar as mediat, ndërsa ka qenë kundër rregullave të pandemisë (COVID-19 asokohe). Kjo pasi asambleja është zhvilluar në një ambient të mbyllur me mbi 60 persona.

Ndërkohë për Report TV asokohe Bezhani ka deklaruar se çështjen do ta çoj në prokurori, pasi pretendon se politika po ndërhyn në mënyrë vendimtare në KOKSH.

Veç saj ato javë përflitej se presidenti i ardhshëm i KOKSH do të ishte Fidel Ylli, gjë që ndodhi dhe prej asaj kohe Ylli vijon të jetë në krye të KOKSH.

Përse në 2020-2021 situata në KOKSH u tensionua?

KOKSH është institucioni sportiv që prezanton të gjitha federatat sportive, por që prej disa vitesh ka patur akuza të forta për fonde të shtrënguara. Në 2019 presidenti Viron Bezhani akuzoi sekretarin Stavri Bello se kishte përvetësuar disa nga këto fonde, ndërkohë që për shkak të situatës së krijuar pati një ngërç për shpërblimet që duhet t’u jepeshin sportistëve.

Të dy palët vendosën ta çonin çështjen në gjykatë, por me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në shkurt të 2020 u vendos që të kishte ndryshim të statutit të KOKSH, por edhe zgjedhje të reja. Këto zgjedhje duhet të bëheshin brenda 2020, por datat e vendosura në dhjetor u shtynë për shkak të pandemisë, pasi nuk lejoheshin grumbullimet.

Ndërkohë që publiku priste datën e re të asamblesë, papritur u mësua se KOKSH kreu punimet, pa asnjë njoftim edhe për mediat.

Asambleja? Që të thirret asambleja duhet të votojnë 2/3 e anëtarëve, ose vetë presidenti. Bezhani e mohon ta ketë bërë diçka të tillë, ndërsa thotë se edhe anëtarët nuk kanë votuar për një Asamble të Jashtëzakonshme, e cila në çdo rast ishte në shkelje me masat e pandemisë (asokohe Covid-19).

Një shkelje tjetër është se nga ndryshimet statutore, që ishin në rend dite sot, e deri te vendimet për ndryshimet e presidencës, duhet të kalojnë të paktën 30 ditë. Këto dy akte sot janë kryer brenda pak minutash.

Për t’u sqaruar se një mandate në krye të KOKSH është katër vjeçar, ndërsa zgjedhjet e fundit ishin kryer me 30 qershor të 2017.

S.DH/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë

Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë