‘Antikorrupsioni’, Rama: Nuk kap SPAK, por koordinon punën për në BE! Bojkoti i opozitës? Të vijnë ose të vazhdojnë aktivitetin e padobishëm

“Duhet ta ngremë flamurin kombëtar në BE sepse është dhe më i bukuri dhe duhet të ndodhë maksimumi në 2030. Ky është misioni, fiksimi ynë.”

Mbi këtë objektiv, kryeministri Edi Rama qartësoi sërish se Komisioni Anti-Korrupsion nuk është ngritur për të prekur Reformën në Drejtësi e as për të kapur Prokurorinë e Posaçme por për të koordinuar punën e një skuadre të tërë, me qëllimin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.

"Kush e garanton popullin shqiptar, kush e garanton shtetin shqiptar që gjithë kjo masë institucionesh që është detyrimisht pjesë e kësaj skuadre kombëtare, do të luajë si skuadër Kush ia jep garancinë Shqipërisë që në tryezën e negociatave nuk do të ketë disa lojtarë që do shkëlqejnë, disa lojtarë që do ia hedhin fajin shokëve dhe disa lojtarë që do paraqesin raport për mos paraqitje në ndeshje, sepse janë institucione e pavarura. Kush i kërkon llogari? Qeveria? E pamundur. Ka vetëm një institucion sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku mund të kërkohet llogari për këdo, kurdoherë; Kuvendi", tha Rama. 

Opozitës që e ka bojkotuar Komisionin Anti-Korrupsion, Rama i shtrin sërish dorën e bashkëpunimit, me një garanci të shtuar, atë të ndërkombëtarëve.

"Në çdo moment që do duan të ulen në atë tavolinë dhe t’i sjellin aty të gjitha idetë që kanë për si luftohet korrupsioni, të gjitha idetë për si luftohet krimi i organizuar, të gjitha idetë që kanë për si luftohet për ta bërë Shqipërinë më të sigurt, më kompetitive, më europiane, t’i sjellin aty dhe pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë diskutim çfarë është pozitive dhe çfarë është e dobishme dhe çfarë është e vlefshme do të qëndrojë aty sepse gjëja e mirë e kësaj pune është që kjo punë është një punë që kur të shkruhet në çdo kapitull të vetin, në çdo faqe të vetën do duhet të certifikohet nga partnerët tanë, nga Bashkimi Europian dhe patjetër dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Rama. 

Por nëse Partia Demokratike sërish refuzon ftesën e tij, Rama urimin e ka gati.

"Ata që nuk duan ta kuptojnë sepse duan ta kuptojnë, nuk i ndihmojmë dot dhe nuk i shqetësojmë në aktivitetin e tyre të padobishëm. Të vazhdojnë punën e tyre", tha Rama. 

Një vlerësim, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama dha edhe për punën e SPAK, të cilin e inkurajoi që të vazhdojë pastrimin e administratës së korruptuar.

“Përfitoj nga rasti t’i falënderoj dhe t’i inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën  e zezë që është një turp kombëtar”, u shpreh Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Rama mesazh prokurorëve të SPAK: Zvogëloni pjesën e zezë të administratës, është turp kombëtar

 

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit të PS shprehu mbështetjen për drejtësinë. Rama i bëri thirrje SPAK dhe prokurorive të zakonshme që t’i japin fund pjesë së zezë të administratës (korrupsionit) që e cilësoi një turp kombëtar. 

“Progresi i bërë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që janë të përfshirë. Nëse shohim diagnozën, ka një të vërtetë shumë të madhe, se sa nevojë ka akoma për të garantuar një shtet që është dhe mekanizëm i harmonizuar dhe që subjektiviteti njerëzor të gjejë shumë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrin nga shteti shërbimin e etj.

Për ata që tundin këmbën dhe dua mundësi të shfaqen, është puna e tyre. Puna jonë është për të shtyrë përpara këtë proces. Bëhet fjalë për të ndërtuar makinerinë shtet që Shqipëria s’e ka pasur kurrë, por mund ta ketë brenda këtij 10-vjeçari, nëse bashkohet me aftësi të gjithë agjendës së përcaktuar nga diagnoza.

Nuk është rastësi emri që ne i kemi vënë komisionit. Na ka dhënë shumë kuroja screening se na ka dhënë mundësi të shohim se sa potencial kemi. Shqipëria kë një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot shumë e shumë më tepër se dje, merret drejtësia. Falënderoj prokurorët e SPAK dhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme, të bëjmë sa më shumë për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar. por ama pjesa e bardhë e administratës nuk është opinion”, tha Rama.

Ora 17:06
Rama: Puna për komisionin Antikorrupsion do të vijoj me ose pa opozitën! Certifikohet nga BE dhe SHBA

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se puna për komisionin Antikorrupsion duhet që të vijoj me ose pa opozitën.

Kryeministri theksoi se do të ketë edhe një certifikim nga BE dhe SHBA.

“Unë them se nuk kemi asnjë arsye që të humbasim fokusin, me ose pa ata ne këtë punë do ta bëjmë. Nuk mund të presim që të merremi vesh me ata që të vijë dhe të bëjnë detyrën e tyre. Të gjithë anëtarët tanë janë në punë, grupi i ekspertëve po ngrihet dhe puna do të vijojë. Nëse duan që të ulen në atë tavolinë dhe do të sjellin idetë se si luftohet krimi dhe korrupsioni dhe për ta bërë Shqipërinë më të sigurt ti sjellin dhe ca është e dobishme do të qëndrojë aty. Kjo punë në përfundim pasi të shkruhet do cerfitikohet nga BE dhe SHBA. Nëse ka ide të mira nuk ka shance që ne ti lëmë jashtë, janë edhe të tjerët që do ti gjykojnë”, tha ai.

Teksa foli për deklaratat e opozitës që vitin tjetër do të vij në pushtet, Rama tha se kjo nuk besohet as nga vet ata.

“Janë të gjithë komponentët për sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar, por do ishte mirë që të kishte edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre, që janë në opozitë. Nuk janë sot këtu,  nuk paraqiten, ndërkohë komisioni i posaçëm është për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare. Është një hapësirë ku ata që kanë marr një mandat nga populli shqiptar duhet që të jenë pjesë. I dëgjojmë që thonë do të vinin në pushtet vitin tjetër, por të vish në pushtet duhet që të jesh më i interesuari për të qenë në këtë tryezë dhe këto do ti kesh ti për tu marr dhe për tu informuar, mund të vlejë si një kurs për tu parapërgatitur që në momentin  që do të marrësh pushtetin të jesh gati. Por, ata që thonë do marrim pushtetin vitin tjetër, nuk e besojnë as vetë këtë”, tha

Ora 17:01
Bojkoti i opozitës te Antikorupsioni, Rama: Të vazhdojnë aktivitetin e tyre të padobishëm, nuk i ndihmojmë dot

 

Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit të PS komentoi edhe bojkotin e opozitës në komisionin Antikorrupsion. Ndërsa parashtroi për rreth 1 orë rolin e këtij komisioni dhe arsyet e ngritjes së tij, Rama tha se ishin shpjegime për të gjithë ata që janë përfshirë nga vala e teorive të konspiracionit. Kreu i qeverisë bëri të qartë se do të vazhdojnë me punën për të çuar para integrimin në BE dhe se opozitën nuk do e shqetësojnë në aktivitetin e tyre të padobishëm.

“Ata që se kanë kuptuar psenë e ngritjes së këtij komisioni dhe që se kanë kuptuar jo se duan ta kuptojnë po se janë rrëmbyer nga vala e teorive të konspiracionit sot të jenë të qartë se për bëhet fjalë. Nëse duan më shumë argumente ta hapin atë librin e madh se unë se solla aty se aty pastaj është faqe e dhimbje koke për sa shumë gjërat duhet të bëjnë të gjithë, gjyqësori, ekzekutivi, legjislative e të gjithë me radhe. Ata që s’duan ta kuptojnë se s’duan ta kuptojnë, nuk i ndihmojmë dot dhe nuk i shqetësojmë në aktivitetin e tyre të padobishëm, të vazhdojnë punën e tyre”, tha Rama.

Ora 16:50
"Kryeministrat e BE-së më kanë thënë 'Uau'", Rama: Të ishte dikush tjetër në vend tonë, njësoj sikur U13 të luante kundër Spanjës apo Italisë

 

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist vlerësoi punën e forcës që drejton në aspektin e modernizimit të shteti shqiptar dhe përparimin e procesit të anëtarësimit në BE. Rama ironizoi opozitën teksa u shpreh se sikur ata të jenë në pushtet në vend të PS, është njësoj sikur në vend të kombëtares shqiptare yë luajë U13 kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.

'Kryeministra të BE më kanë thënë ‘Uau’, Shqipëria vërtet po na surprizon, kjo është një arsye shumë domethënëse të inkurajomë për mundësitë që kemi. 777 prezantime kanë pasur të bëjmë me ku jemi, tjetër koordinimi se çfarë duhet të bëjmë. Plani i veprimit duhet të shtrihet në 3 drejtime për të gjithë. Mirëqeverisja nuk është thjesht çështje e qeverisë, është mirëqeverisja e gjyqësore, që këshillat e Prokurorisë dhe të KLGJ që janë qeveria e gjyqësori të mirëqeverisin gjyqësorin,. Sa jemi të sigurtë që këto këshilla mund ta disponojnë të gjithë kapacitetin dhe sa mund të lihet kjo vetëm në thjesht çfarë mund të bëjmë në ato këshilla, në rast se Kuvendi nuk ka një sy, syrin e sovranit. Por ka dhe mirëqeverisje e Avokatit të Popullit etj.

Në të gjitha masat po ti lexoni në detaje ka një rekomandim që është horizontal që shkon nga Gjyqësori tek mjedisi është antikorrupsioni. Lufta kundër korrupsionit të modernizimi. Detyrat janë të ndara. Ndëshkimin e bën drejtësia. Parlamenti dhe qeveria nuk merren me ndëshkimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërore që ti lënë hapësirë korrupsionit.

Modernizmi është një proces që bëhet hap pas hapi që kërkon kompleksitet veprimesh dhe kushtesh por besimi ynë që jemi në mes të Europës dhe kemi BE që e ka të gjithë dijen e nevojshme ta transferojë tek vendet që duan të bëhen anëtar të vetë. Ka raste të vendeve që kanë dalë nga diktatura të ngjashme me tonat. Kanë aspiruar demokraci kemi vajtur bashkë ushtarët amerikanë dhe i kemi premtuar afganëve demokraci dhe prosperitet. Ku është Afganistani sot? Nuk kanë BE-më pranë, një burim aq të thellë njohjeje si funksionin shteti siç e ka BE dhe nuk ka proces integrimi. Ku do integrohej Afganistani me kë rreth e rrotull? Ne e kemi këtë bekim.

Për herë të parë, po bëhen reforma reale shtet formuese, jo privatizo këtu jo privatizo atje. I kanë bërë të tërë, në Amerikë Latine. Po ku i kanë standardet? Nuk i kanë. Sepse nuk kanë BE-në. Shqipëria e ka pasur Be afër prej 30 vitesh, por nuk ka pasur forcën e nevojshme për të qenë kundërpalë. Sot e ka, është forca këtu. Po të mbyllësh sytë, merrni këdo tjetër vëreni në këtë pozitë është njësoj si të çoje në Kampionatin Europian U 13 dhe të luante me Spanjën Italinë dhe Kroacinë. Po bëj krahasimin me U13, por janë si shpirt, të talentuar. Po futeni me Spanjën dhe është njësoj.'

Ora 16:43
Komisioni Antikorrupsion, Rama: Udhërrëfyes për integrimin në BE, institucionet do jenë të harmonizuar për të çuar para punën

 

Një udhërrëfyes për integrimin në BE e ka cilësuar Rama komisionin Antikorrupsion në mbledhjen e grupit të PS. Rama tha se ku komision do jetë garant që të gjitha institucionet të punojnë si duhet për të çuar para integrimin në BE. Rama tha se është e nevojshme që të kemi një mekanizëm të harmonizuar antikorrupsion.

“Ky proces duhet t’i japë kuvendit dhe të gjitha pjesëve një plan, një udhërrëfyes të kalendarizuar. Ajo që nuk dihet dhe ajo që nuk mundte ta bëjë askush përveç nesh, është si dhe kur, se çfarë dihet. Si dhe kur? Këtë duhet ta bëjmë ne. Për këtë arsye progresi i bërë është shumë i rëndësishëm të shihet edhe në shpejtësinë e vet, duhet të rrisim shpejtësinë e progresit. Progresi i bërë është i rëndësishëm të kuptohet dhe të përqafohet në përmbajtjen e tij nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skuadër kombëtare. Nuk duhet të lejojmë që të jetë një proces i pakoordinuar mes të gjithë përbërësve të kësaj skuadre. Në fund në tryezën e negociatave ne jemi Shqipëria të gjithë. Nevoja për të pasur uniformitet, cila është strategjia, taktika, pozicioni në fushë e secilit, mund të bëhet e plotë vetëm përmes bashkëveprimit. Nevojë për të garantuar një shtet që është mekanizëm i harmonizuar antikorrupsion, në mënyrë që antikorrupsioni të jetë i shtrirë në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit në mënyrën e funksionimit te institucioneve. Subjektiviteti njerëzor të gjejë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrë shërbimin nga shteti”, tha Rama.

Ora 16:29
Tryeza e negociatave/ Rama: Kuvendi ka rolin e mbikqyrësit! Garanton që çdo institucion të kryejë detyrën në procesin e anëtarësimit

 

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama parahtroi punën e institucioneve të shtetit shqiptar drejt anëëtarësimit të vendit tonë në BE. Rama theksoi se ky është një proces ku kushdo është një lojtar, por institucioni mbikqyrës i këtij procesi dhe i performancës së çdokujt është Kuvendi i Shqipërisë.

'Janë 761 rekomandime të KE, po ti shihni ndahen në rekomandime për shtetin e së drejtës, për mirëqeverisjen dhe pastaj ndahen në pjesë të tjera për kriterin ekonomik, tregun e brendshëm. Ajo që ne kemi bërë duke ngritur komisionin Antikorrupsion, duke parë institucionet që kanë pjesën e tyre të peshës për të mbajtur në zbatimin e rekomandimeve dhe masave. Po të shohim te pjesa e masave, institucionet zbatuese fillojnë nga Kuvendi, Kryeministrinë, departamentin e administratës publike e me radhe dhe shkojnë me tutje të shkolla e Magjistraturës, avokati i popullit etj.

Ndërsa po të vijmë tek drejtësia, meqë sa herë trajtohet çështja e kësaj nisme ngrihen antenat e atyre që s’dinë se ç’flasin, shikoni se sa pjesë zë drejtësia në këtë bllok. 59% të punës. Sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi, sa rekomandime në këtë proces nga BE, jo nga PS, për reformën në drejtësi 32 rekomandime. Nëse këtu lexohen si konsolidimi, dhënia e pavarësisë më tutje përkthehen në masa. Që do të thotë që ky proces është jo thjesht i nevojshëm por i domosdoshëm. Vetëm fakti që ne e morë përsipër dhe askush tjetër nuk e kupton dhe prandaj e keqinterpretojnë.

Ky fakt tregon sa i rëndësishëm është roli ynë dhe sa e domosdoshme që kjo punë të bëhet duke pasur në Kuvend një sy që është sot komisioni i posaçëm, nesër çfarëdo qoftë propozimi i cili me fuqinë që ka Kuvendi të mund të shoh këtë proces duke shfrytëzuar kapacitetin që i jep kushtetuta ta koordinojë këtë proces. Institucionet zbatuese këtu janë shumë qartë lidhen me ekzekutivi dhe një pjesë shumë e madhe janë të pavarura. Që nga KPK, KLGJ, SPAK, GJKKO, KLP, Gjykata e Lartë, ILD, Avokati i popullit, BSH, INSTAT, ERE, AMA, SHISH deri tek Universiteti Bujqësor. Thënë të gjitha këto pyetja është: kush e garanton popullin shqiptar, kush e garanton shtetin shqiptar që gjithë kjo masë institucionesh që është detyrimisht pjesë e kësaj skuadre do luajë si skuadër.

Kush ia jep garancisë Shqipërisë që në tryezën e negociatave nuk do ketë disa lojtarë që do shkëlqejnë, disa lojtarë që do ia hedhin fajin shokëve dhe disa lojtarëve që do paraqesin raport për mos paraqitje në ndeshje. Kush i kërkon llogaria? Qeveria, e pamundur. Ka vetëm një institucion, sipas Kushtetutës të RSH ku mund të kërkohet llogari. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Mbi ç’bazë mund ta kërkojë llogarinë për paraqitjen e Shqipërisë në këtë ndeshje që zgjat disa vite? Më the të thashë? Dua unë apo s’dua unë? Këtë duhet të bëjë ky proces. Në fund duhet ti japi Kuvendi dhe të gjitha pjesëve të skuadrës sonë kombëtare një plan. Udhërrëfyes të kalendarizuar.'

Ora 16:23
Integrimi në BE, Rama: Po punojmë për të realizuar objektivin historik, s’ka forcë tjetër politike që çon para këtë proces

 

Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama foli për komisionin Antikorrupsion dhe procesin e e integrimit të vendit në BE. Rama tha se PS është e vetmja forcë politike që mund ta çojë para këtë proces.

Procesi ka rezultuar befasues për KE, në aspektin e paraqitjes të Shqipërisë në të gjitha prezantimet dhe ka rezultuar i kënaqshëm në aspektin e stadit të zhvillimit dhe përgatitjes ku ne e kemi sjellë vendin. Çfarë duhet bërë akoma në mënyrë që vendi të plotësojë të gjitha kushtet në aspektin teknik për të qenë një vend anëtar i BE, pastaj vendimmarrja politike është çështje që merremi dhe vazhdojmë të merremi në mënyrë që ky objektiv historik të realizohet. Kjo vlen për të gjithë ne dhe ata që janë të interesuar të kuptojnë këtë proces, që nuk ka forcë tjetër në këtë vend që të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, po ti kuptojë këto. Të jetë në gjendje ti transmetojë këto, të jetë në gjendje ti transmetojë me forcën dhe me aftësinë që disponon kjo forcë politike.  

Ora 16:14
'BE nuk negocion vetëm me qeverinë, por me shtetin shqiptar', Rama: Ne po udhëheqim procesin për ta bërë vendin gati

 

Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit, prezantoi një disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

'Në fakt qeveria udhëheq procesin ka një pjesë të rëndësishme të punës për ta bërë vendin të gatshëm, për anëtarësim. Por BE nuk negocion me qeverinë, negocion me shtetin shqiptar dhe 157 institucione janë pjesë të gjithë përbërjes së skuadrës tonë kombëtares që negocion me BE. Janë përfshirë në këtë listë 32 institucione të pavarura. Për të siguruar që diagnoza të shkojnë në qelizë, procesi ka një numër të jashtëzakonshëm takimesh mes palëve dhe janë takime të drejtpërdrejta shpjeguese. Janë bërë 67 të tilla në Bruksel, 114 takime koordinuara. 777 prezantime nga ana e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve dhe 232 takime të grupeve ndërinstitucionale të punës.

Të gjitha këto shifra janë të nevojshme për të lexuar gjithë panoramën. Kjo është e nevojshme pse në e këtij komisioni të posaçëm parlamentar. Për të hyrë më tutje në përmbajtje, dua të prek një pjesë të prezantimeve. Janë një sërë kapitujsh nga themeloret dhe që kanë si tematika kryesore të transformuar në prezantime politikat publike antikorrupsioni, parandalimin e korrupsionit me deputetët, gjyqtarët, kontrolli i aseteve, shërbimet publike, prokurorimin publik, biznesin privat. Procesi i negociatave jo vetëm përfshirje e drejtpërdrejtë e shtetit në këtë cikël me raund bisedimesh por edhe përfshirjen e të gjithë mënyrës së funksionimit e biznesit në lupën e KE.

Dhe masat përkatëse që shtetit të marrë që biznesi të integrohet në kornizën e përgjithshme të një shteti në BE. Hetimi financiar, lufta ndaj krimit, kundër mashtrimit,. Bashkëpunimi me OLAF-in, struktura e BE për monitorimin e subvencioneve të bujqësisë. Vijojmë me mbikqyrjen e tregut të brendshëm, pastrimi i parave, sigurimet shoqërore, sektorët postarë dhe të dërgesave, të drejtat e pronësisë industriale.'  

SI.E./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/06/2024 04:07

    Po pikes 7 te Komisionit si t'ja bejme o Rame populisti? Si u /kordinoka/ hyrja ne BE,duke /mbikqyrur/ organet e pavarura te drejtesise sic thote pika 7 ?! Si u /kordinoka/ hyrja ne BE,duke krijuar Bord per kontrollin e informacionit qe japin org.e drejtesise (prokurorite) me perberes edhe nga qeveria qendrore e lokale?! Perse Kuvendi ku ke shumicen duhet te kete rol /mbikqyres/,pra kontrollues mbi org.e pavarura te drejtesise?!

    Përgjigju
  • Koli: 26/06/2024 21:40

    Meqenese deri tani ka cuar ne burg ose ngritur akuze per gjithe anetaret e keshillit te Ministrave, si dhe nje dyzine deputet e ish deputet, vetem nje "goditje" e fundit i ka mbetur SPAKut tone, ajo fatale!!! Jo Veliaj, Erjon, por ndaj kreut, drejtuesit, ideuesit, nxitesit dhe perdituesit kryesor te oktapodit te korrupsionit dhe krimit te organizuar shqiptar-Edi Rama. Dhe per qef le te ngordhin ne burg Saline po e po por edhe Liken!

    Përgjigju
  • Tasimi: 26/06/2024 21:01

    Vazhdoni barake romsh ju do futeni ne europ

    Përgjigju
  • Meria: 26/06/2024 17:03

    Pjese e komplotit Vllahogrek kunder Shqiptareve eshte edhe kjo?

    Përgjigju
  • Ikor: 26/06/2024 16:47

    Kur ishte koha për të hyrë në BE, të gjithë ju kriheshit me gjithë ata të BE-së. Tani është koha kur fshati (Ukraina) po digjet. Bëhuni gati për luftë, jo për BE s'ka më kohë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë

Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë