Vendrritja e Tulipanit shqiptar u shpall 'Monument Natyre', por sfidat për mbrojtjen janë të mëdha

Vendrritja e Tulipanit shqiptar u shpall 'Monument Natyre', por sfidat për mbrojtjen janë të mëdha

Tulipani shqiptar

Vendrritja e Tulipanit Shqiptar (Tulipa albanica), me një siperfaqe prej rreth 35.5 hektarësh u shpall “Monoment Natyre”, Kategoria III, nga Qeveria shqiptare ditët e fundit. Kjo specie është zbuluar në vitin 2010 nga Profesor Lulëzim Shuka dhe Kit Tan nga Universiteti i Kopenhagenit, dhe përfaqësohet nga një popullatë shumë e vogël me rreth 300 bimë në zonë e Kolshit në Kukës.

Për këtë arsye, Prof. Lulëzim Shuka dhe studiuesi Besnik Hallaçi, që sot nuk jeton më, në vitin 2018 e futën atë në Listën e Kuqe të Specieve Globalisht të Rrezikuara duke e vlerësuar “si të Rrezikuar në Gjendje Kritike”.

Tulipani shqiptar është e vetmja specie bimore shqiptare me ketë status në Listën e Kuqe të Unioni Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN). Profesor Lulëzim Shuka e vlerëson pozitivisht vendimin e qeverisë për shplljen “Monument Natyre” të vendrritjes së tulipanit shqiptar.

“Është një gjë e mirë sepse i kushton një vëmendje ruajtjes së kësaj specie vërtet shumë shumë interesante. Nga pikëpamja biologjike është një specie e cila është mjaft e bukur, përafron me tulipanët natyrorë dhe ndoshta mendoj do të mundësohet me këtë status të ri një mbrojtje e mirë nëse prej stafit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Kukës do do t`i kushtojë vëmendjen e duhur”, thotë ai.

Zoti Shuka thotë me tej se statusi i ri duhet të shoqërohet me masa të tjera për mbrojtjen e tulipanit shqiptar.

“Në këtë zone, në një sipërfaqe të vogël ku ndodhet shumica e bimëve duhet të vendoset një roje. Zona mund të bëhet e vizitueshme me grupe të caktuara, por gjithmonë nën mbikëqyjen e një punonjësi të Zonave të Mbrojtura në Kukës që të ndalojë këputjen apo veprime të tjera në dëm të bimëve të tulipanit“, thotë ai.

Profesor Shuka thotë më tej se “çdo motivim, çdo publikim, cdo njohje e mëtejshme bën që të rritet vizitueshmëria, por nga ana tjetër rritet edhe rrreziku që i kanoset kësaj specie”. Profesori i shkencave të natyrës thotë se ka bërë disa përpjekje për ti kultivuar farat e tulipsnit në Kopshtin Botanik në Tiranë dhe në zonën e Korcës, por përpjekjet kanë rezutuar pa sukses për shtimin e tij.

“Popullata e kësaj bime është në zvogëlim. Për shkak të keqkuptimit por edhe përhapjes së fjalëve se kjo specie mund të kultivohet edhe në vende të tjera bën që shumë dashamirës, ndoshta edhe jo, ta shkulin dhe ta transferojnë në kopshte e tyre. Ky tulipan nuk mund të jetojë jashtë habitatit të vet në zonën e Kukësit. Është një specie shumë interesante nga pikëpamja e përshtatshmërisë në këtë mjedis. Ka ca gjedhe që në gjuhën popullore quhen si govatë dhe kjo lloj bime në këtë mjedis që rritet ka përpunuar një strategji mjaft të zgjuar mbijetese. Gjethja si govatë bën që nga shirat që bien ujin ta mbledhë dhe ta çojë përmes kërcellit drejt bulbit", thotë ai.

Zoti Shuka thotë se janë edhe dy pika të tjera ku gjendet kjo bimë ndërkohë që para 5viteve u zbulua një tjetër tulipan, ai i Kosovës në zonën e Hasit. Profesor Shuka thotë se 12 vitet e fundit janë zbuluar 12 lloje të reja bimësh për shkencën shqiptare ku më e fundit është zbuluar në zonën e Ksamilit.

“ Bima 'fshesë e Ksamilit' (Limonium ksamilum) është lloji më i ri bimor i gjinisë Limonium endemik i zbuluar së fundi për Shqipërinë, i publikuar nga revista botërore shkencore “Phytotaxa” në korrik të vitit 2022. Për shkak të përhapjes shumë të kufizuar në brigjet perëndimore të gadishullit të Ksamilit, autorët e zbulimit e kanë emërtuar “Limonium ksamilum", thotë ai.

Profesori i shkencave të natyrës thotë se duhen përkrahur studiuesit e natyrës dhe kontribuesit e saj. Ai vlerëson përkushtimin e Besnik Hallaçit, ish drejtuesit të zonave të mbrojtura në Kukës i cili nuk arriti të fitonte betejën me “Covid 19” rreth 2 vite më parë.

“Unë kam bashkëpunuar gjatë me kolegun tim Besnik Hallaçi i cili nuk jeton më. Por kontributi i tij sidomos për Qarkun e Kukësit është i pallogaritshëm.Them se ishte një humbje e madhe. Dhe e keqja është se shpeshherë ka specialistë që e duan natyrën ,punojnë shumë, sakrifikojnë shumë dhe vlerësimi është shumë i pakët, ndonjëherë i heqin edhe nga puna.”, thotë ai.

Shqipëria, thotë duke përfunduar zoti Shuka, po e humbet një brez botanistësh dhe të rinjtë nuk priren të merren me kërkime shkencore duke krijuar një boshllëk të madh për studimin e natyrës shqiptare./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar