ITALI - Sot në një spektakël madhështor me muzikë, ngjyra dhe ëndrra u hapën zyrtarisht festimet e Karnavaleve të Venecias.
Venecia e gondolave dhe mistereve për çdo epokë tërheq vëmendjen e qindra mijëra vizitorëve nga e gjithë bota dhe vendi i përqendrimit është sheshi “San Marko”.
Laguna e Venecias skena e një prej karnavaleve më të famshme të botës, mbushet me parade kostumesh tradicionale që ngjyrosin rrugët dhe sheshet me zhurmë dhe me shumë tinguj.
Këtë vit karnavalet do të zhvillohen mes 26 janarit dhe 5 shkurtit ku pjesëmarrësit mund të dëgjojnë, shikojnë, prekin shijojnë dhe imagjinojnë dhe duhet të veshin kostume të një epoke apo një mantel dhe një maskë.
Veshjet më të hijshme baroke prezantohen të veshura nga të rinj e të reja që bëhen pjesë e eventit duke festuar për afrimin e pranverës me shije të rafinuar.










